Coronovirusi eshte grip qe zgjat pak dite, qe shumkush sherohet e pakkush vdes, por nuk eshte fatale sic po paraqitet. Ndjese, por vrasesit e tjere po bejne kerdine…
Semundja fatale, qe po e ve perfund njerzimin eshte mungesa e dashurise, shtirja e njerzve, nderimi e vleresimi i shtiraneve, i mashtruesve, fallsifikatoreve, hajnave e abuzanteve, eshte rritja e pandalshme e urrejtjes, eshte gishti qe drejtohet drejt syve te tjetrit e jo dora qe shtrihet drejt tjetrit, eshte financimi agresiv e i peshtitre qe detyron boten te vleresoje e cmoje e te beje te pare e te zgjedhur te shoqerise ate qe ka devijime nga natyra e jo ate qe eshte normal nga natyra, financimi qe pakicat devijante te bejne ligjin e te nenshtrojne shumicat dhe te luftohet e financohet vec per te drejtat e pakicave dhe shumicen te mos e perfille askush.
Aq sa dikush arrin te shprehet, me mire te isha anormal…
Semundja fatale qe do ta rrenoje njerzimin nese nuk permendet me kete rast te gripit Coronovirus, eshte mungesa e dashurise, mungesa e vemendjes ndaj tjetrit, ndaj atij qe nuk ka e nuk mundet, ndaj atij qe nuk di apo qe di e nuk mundet.
Bota le te civilizohet sa te doje, deri ne qiell po te doje, por nuk do te mundet qe te zevendesohen gjysherit e gjyshet natyrale qe i cojme ne azile me “gjysher” a “gjyshe” te punesuara, te klonuara sepse keta nuk e kane shpirtin e gjysherve natyrale per nipat e mbesat qe duan arome gjysherish.
Bota le te cilivizohet sa te doje, por nuk mund te zevendesohen femijet me qente qe mbajne perdore lloj lloj katundari udheve te qyteteve tona, qe kane lene qente e shpiave a te staneve neper fshatra nga kane ardhe e blejne qene “moderne” ne klinika veterinare.
Asgje nuk eshte Coronovirusi perpara semundjes se atyre njerzve qe kane para por s’kane asgje… as ide, as mendojne per te ardhmen as per kujtesen dhe mbyten ne padije e deshperim.
Asgje nuk eshte Coronavirusi para braktisjes.
Coronavirusin ta sherojne mjeket per pak dite, ose vdes per pak dite, por mungesen e dashurise nuk ta sheron dot askush dhe ajo te vret perdite e pernate… As nuk blihet dashuria kurre.