Te dashur vellezer dhe motra,

Keto dite e gjithe bota dhe sidomos Europa eshte duke u perballur me nje situate te rende dhe me shume te panjohura, ne nje beteje per mbijetese nga rreziku i te ciles asnje nuk eshte i perjashtuar, edhe pse shpresuam shume qe nuk do te mberrinte te ne.
E di qe shume nga ju perfshire dhe Familjen Mbreterore jemi te shqetesuar nga kjo qe po ndodh rreth nesh, duke ditur edhe mungesat dhe veshtiresite me te cilat perballet sistemi yne shendetesor dhe ju sigurojme qe me te tille ndjenje pasigurie nuk perballemi vetem ne por tashme te gjitha vendet.
Thene kete dua tju siguroj se bashkendjej me bashkekombasit e mi qe vuajne nga kjo semundje ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Lugine te Presheves, Mal te Zi, Çamri dhe kudo ne trojet shqiptare e nëpër botë, duke uruar e lutur Zotin qe te kemi sa me pak viktima.
Ne nderkohe falenderojme te gjithe ata qe jane ne vijen e pare te kesaj beteje dhe qe na japin shprese se kjo lufte do te fitohet dhe keta jane mjeket dhe infermieret tane.
Jemi shume te sigurte qe do te jemi fitues dhe do ta kapercejme kete sfide te rradhes. Sidomos kombi yne, qe eshte goditur dhe ka patur nje lufte te stergjate per mbijetese.

Lutemi per ju vellezer dhe motra, kudo qe jeni…
Princ Leka