BELGJIKA – MIKPRITESE HUMANE
(Kushtim)
Nga Prof KOLE TAHIRI
Belgjika e vogel,
ne Veri-Perendim te Europes.
Me mbreterine Angleze e ndan gjigandi,
Oqeani Atllantik.
Shtet i pavarur, panderprerje qe ne shekullin XIX-te,
gjithnje korrekt me te gjithe,
Shtet sinqerisht DEMOKRATIK.
Banoret: flaman, francez,
po edhe gjerman, ne cdo ane !
Njerez demokrat, dashamires,
qytetar, vertete human !
Ne rruge, ne park, shitore,
takime kudo qe i ndeshim:
Pershendeten e perzemersisht,
embel buzqeshin!
Mikprites,
ata i pranuan shqiptaret e shperndare,
Aneekand botes,
pa rregull e madje, pa karar.
Ne, «Albanezet” trimosha,
pse jo edhe kryelarte.
Na pranoi dhe Qeveria Belge
Varg e varg, dite-nate!
Ardhur krejt te pa ftuar,
nisur qe nga Lufta Dyte Boterore !
Pak me thene mijera,
vertete llogariten taborre.
Na strehuan, punesuan
e shkolluan neper qytete.
Sipas kerkesave, nevojave
e deshirave te veta.
Mbreti vizionar na mori ne mbrojtje,
urtesisht te gjithe i porositi:
Larg i keni lene te dashurat brigjet!
Por, edhe ketu do t’i gjeni shtigjet..!
Njihuni me vendin tone,
punoni e mesoni pa merak!
E, mos harroni,
po t’u mbushet mendja:
Kthehuni prap !
Nje keshill u jap, boterisht e pa hezitim :
“Mos gaboni te shkelni ligjet e vendit tim..!”
Shqiptaret, turravrap
shpupurisen nga vendi:
Tradita jone thote:
“Si eshte vendi behet kuvendi… !
“Beluli, mendon duke kujtuar te PARET:
Mikprites, ne bote jane vetem shqiptaret !
Na detyruan ne te largohemi nga Shqiperia!
Besniket e partise e Krietari Mavria!
Shqipot sot, me mendje e zemer
shprehemi perpara Botes:
Perjetesisht i mbetemi, BELGUT:
-MIRENJOHES!