*
Maskat kanë vërshuar
nxitoni t`i blejmë
sa nuk kanë mbaruar
se, pastaj s`i gjejmë.

*
Maskat nuk mbarohen
rrini pa merak
përditë na ofrohen
vërdallë, rreth e qark.

*
Maskat defilojnë
krekosen paradash
shpirtin na vijëzojnë
n`tablo maskaradash

*
Maska në surrat
maska si portret
noçkën si lugat
e pikturuam vetë.

*
Maska nominohet
në personazh cirku,
herë përdhe rrëzohet
si Faja nga fiku.

*
Maska n`vend t`fytyrës
kemi vënë kaherë
hakrrehemi pasqyrës
që pa fytyrë na nxjerrë.

xheç.

12.03.2020