Dikush i vogël , e disa të tjerë më të rritur ju kan nënshtruar synetisë, kuptohet ata të
konfeksionit islam.Synetitë tyneherë i ka bërë “Xharahi” , kështu i thonin në atë kohë atyre njerëzve që
merreshin me një zanat të tillë.Me kujtohet si fëmijë kur nënat dojshin më në qitë në gjumë, na thojshin
” Flejë bir së e thirri xharahin”.Dhe, nga frika prej xharahit na vinte më shpejtë edhe gjumi .
Me kujtohet së
kur na kishin treguar baballarët së na kishte ardhur koha që të bijmë në dorë të xharahit,
e pritishim atë ditë më frikë të madhe,si Ditën e Kiametit.Synetia sigurisht së kërkonte përgatitje
për secilin djalë që do të bëhëj synet.Natyrisht së ishin edhe do shpenzime jo aq të mëdha.Kur vinte dita e synetisë
përgatitej enkas “soba e burrave” , së soba tjera të hajrit kan munguar , ose kan qenë qilere të rrezbitura dhe
të ftofta. Shtroheshin dysheket rend e gjatë , më jastek e jorgana çfare kan qëllu .
Ky shtrim dhe mbulojë bëhëj mbi qerga apo dikush që i ka pasur kushtet pak më të mira edhe mbi qylyma. Ardhja e zharahit
ishte ënderr e frikshme. Jo bash gjithëherë , por kohë pas kohe,xharahi më qantën e tij të zezë , ka shetitur
nga fshati në fshat, por edhe këmb duke shkuar shtëpi për shtëpi .Ne secilin katund ai ka ba synet fëmijët, disa të vegjël,
por edhe të tjerë në fazë të pubertetit.Synetitë preferoheshin të bëheshin më shumë në stinën e dimrit, për shkak
së në verë mund të infektoheshin.Ata që bëheshin synet , duhej të shtriheshin në shpinë, pa brekë, më një këmishë, dhe
mbulesë kishin qarshafa më të lehta që të mos lëndoheshin.Kur vinte zharahi të gjithë bëheshin bashkë, baballarët, axhët
kusheritë, nënat të cilat i fshihnin lotët kur xharahi afrohej për ti bërë synet fëmijët e tyre . Si zakonisht
xharahi kishte të veshur
mantelin bardh deri në brryla, dhe kapelën e bardhë mbi kokë.Së pari i pastronte duart më ujë të vakët,
dhe pastaj me shpinë i kthyer nga prindërit
e fëmijëve, nxirrte briskun , do mengele dhe në fund kur e kryente punën, plagën e spërkatke më do pluhur.Shpesh
duke e kryer synetinë, xharahi ka preferuar më kënduar ose më treguar diqka, duke i “habitur” sado pak të synetuaritë.
Kjo punë nuk zgjate bash shumë.Xharahi mblidhte mjetet e veta , duke ia bërë aminin punës për të mirë bashkë më familjarët.
Nuk me kujtohe mirë, por e di që për punën e tij, xharahit i jipeshin dhurata të ndryshme
nga të gjithë prinderitë .Ata nuk kwrkonin para.Në largim linte porosinë së si duhet më vepru më të synetuarit
duke u larguar i kënaqur më punën dhe më dhuratat modeste…Largimi i tij,nese jo dhimbjet që kan pasuar,
ua ka hequr frikën
të synetuarëve.
“Xharahet” e sotëm, jo të gjithë natyrisht ,po na bëjnë “synet” në kuptimin e përgjithshem jo fort mirë,
së e kan vu interesin përsonal në rend të parë , duke “harruar” së njeriu është çënje njerëzore, dhe e kan
“harruar’ bukur shumë prej tyre edhe Betimin e Hipokratit…?!