1.
Sot, në këto ditë të janarit 2020, në kryeqytetin britanik, nëLondon, në shtetin ishullor euroatlantik të Mbretërisë sëBashkuar, Federata e Paqes Universale (FPU), në një ceremonisolemne e festive, vlerësoi e nderoi me titullin e lartë“Ambasador i Paqes” personalitetin e njohur shqiptaro-britanik,Skënder Perpepaj, për arritje e merita të tij përkushtimore e përmbushëse në kriteret e përcaktuara nga kjo OJF Ndërkombëtare me Status Special Konsultativ pranë KëshillitSocial-Ekonomik në OKB.
Skënder Perpepaj hyn në atë kategori e lartësi meritore, imirënjohur, i përzgjedhur, për arritjet e kontributet e tij në disafusha përcaktimore (kritere) nga Federata e Paqes Universale(FPU) si për sherbimin humanitar; për zhvillimin e lartësimin e karakterit të tij si personalitet bashkëkohor; për krijimin e njëfamilje model në atdheun shqiptar e mërgimin londinez, swbashku me Nelёn, nga fisi i njohur i Mylyshve (Mirditё) e katwr fwmijwt e tyre; për angazhimet e tij për Të Drejtat e Njeriut; për bashkëpunimin ndërfetar e ndëretnik; për krijimin e veprimtarimin e një media të përgjegjshme e aktive përintegrimet panshqiptare e ndërballkanike; etj. duke i kontribuarharmonisë ndërkombëtare, vlerave morale dhe shpirtërore tëpaqes universale.
Kjo botë e sotme globale rreth 8 miliardëshe ka mbi 100 mijë individë, organizma e organizata që e kanë fituar ndërvite e dekada këtë titull të lartë pagëzues e nderues, por shqiptaro-britaniku Skënder Perpepaj e ka këtë titull meritor e të përvecëmme individualitetin e vet – me emrin e mbiemrin e vet; me angazhime biznesi, humanitare, mediatike, shoqëri civile përplotme arritje e kontribute – në hapat e rrugëtimit të tij nga Alpet nëbregdete, nga Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe nëvendlindjen e tij Curraj Epër e Nikaj-Mertur, në Malësi tëGjakovës e Tiranë, në hapësira e realitete në Rajonin BallkanikShqiptar.
2.
Nuk është hera e parë dhe as e vetme që personalitetishqiptaro-britanik Skënder Përpepaj, nderohet me titull nderi, pasi dhe “Gazeta e Alpeve” – Gazetë Rajonale, PanShqiptare, NdërBallkanike, e ka vlerësuar e nderuar me Cmimin e Madh“Dardania” (Tiranë, 4 mars 2029); pasi dhe Parlamenti Britanike ka përzgjedhur kompaninë e tij “SA Builders and Contractors Ltd” në Londër si një ndër rreth njëzet kompanitë më të mira përvitin 2019-2020 në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhee Irlandës së Veriut, në një ceremoni solemne në PallatinWestministër me prani edhe të lordit britanik David Blunkertt – ish ministër i Brendshëm i Mbretërisë së Bashkuar; pasi SkënderPerpepaj me kompaninë ka hyrë në “Rishikimi Parlamentar”-botim prestigjioz vjetor britanik, që iu dërgohet zyrtarisht mbi500.000 drejtuesve kryesorë të biznesit, politikë-bërësve dheindividëve të tjerë të rëndësishëm.
3.
Skënder Pjetër Përpepaj është iniciatori, nismëtari e kontribuesi kryesor i hapjes së rrugës së re alpine nga Vrana e deri në Curraj të Epër të Tropojës, në vendlindjen e tij, në këtëmrekulli alpine shqiptare, rrugë e cila u përurua në tetor 2018, ku ishte i pranishёm edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Z. Ilir Meta; rrugë e cila për përmasat e saj të angazhimit moral, qytetar, financiar, turistik, ndërtuese – u cilësua “shembull i madh shqiptar…”.
Ai tashma po lobon që edhe Curraj i Epër të hyjnë nëListën Qeveritare të “100 Fshatrave Turistikë të Shqipërisë”, ku vendlindja e tij të jetë e 101-ta, e shtuar në Listë, por në jetën e tij, në vizionet e aksionet e tij, mbetet e para, pasi aty është fëmijëria e kulla e tij; pasi aty është historia e gjyshit të tij, Kukel NduePërpepaj – një ndër figurat e njohura në Shqipërinë e Veriut, “Qytetar Nderi” i Tropojës (pas vdekjes); etj.
4.
Skënder Pjetër Përpepaj, një burrë i formatit të lartë tëmalësorit epik e qytetarit bashkëkohor modern; i kulturës së tij tradicionale të familjes e vendlindjes; i dijeve universitare e universale; i qëndrimeve e veprimtarimeve euro-atlantike; i besimit të krishterë, etj., falë punёs sё tij të palodhur, korrektёsisё, formimit të gjithanshëm e të vazhdueshëm libror e jetësor, është bërë një biznesmen e humanist shumë i njohur në Mbretërinë e Bashkuar (U.K) dhe në Tropojë, në Shqipëri e në Kosovë, etj.
Skënder Pjetër Përpepaj drejtues kryesor e lartnor i Kompanisë “SA Builders & Contractors Ltd”, që operon në fushëne ndërtimit prej vitit 2001; e cila para një decade e zgjeroiaktivitetin e saj dhe me prodhimin e montimin e dritareve e tëdyerve të duraluminit. Në vitin 2011 e themeloi e udhëheqkompaninë e tij të dytë “NEST Contractors Ltd” që operon nëfushën e ndërtimit e rikonstruksionit. Prej nga viti 2013 e nëvazhdim është edhe aksioner në Kompaninë Britanike të Ndërtimit“Thornhill Shann Construction Ltd”, që operon në fushën e investimeve e ndërtimit në Angli, Shqipëri, Itali, etj,. Përligjshmërinë dhe kontributin në fushën e punësimit e derdhjes së taksave, kompanitё e tij janë nderuar disa herë nga strukturat e shtetit të Britanisë së Madhe.
Kompanitё e krijuara e drejtuara nga Skënder Pjetër Përpepajkanё qënë streha e parë e punës dhe shkolla e parë profesionale për shumë nga emigrantët shqiptarë që arritën në U.K, si dhe për shumë të tjerë nga komunitete të emigrantëve e qytetarëve britanikë.
5.
Veprimtari Skënder Pjetër Përpepaj është një humanist i shquar. Janë të shumta, të prejkohshme e të vazhdueshme, sponsorizimet e ndihmat e tij të drejtpërdrejta për familje e për njerëz në nevojë dhe për aktivitete social-kulturore, si në krahinën e Nikaj-Mërturit e Tropojë; në Tiranë, Gjakovë, Londër, Shkodër, etj.; si nё rastin e përmbytjeve në Shkodër e në Lezhë; për sponsorizim tё bursave shkollore brenda e jashtë Shqipërisë pёrfёmijёt e familjeve me mundёsi tё kufizuara ekonomike; ndihmёpёr të sëmurë në Nikaj-Mërtur dhe për spitale e qëndrashëndetësore në Tropojë e në Tiranë, si dhe pёr dёrgimin e rasteve me sёmundje tё rёnda pёr shёrim jashtё Shqipërisë; ndihmё për përballimin e situatave të krijuara nga bora dhe ngricat e gjata në Nikaj-Mërtur e Tropojë; një ndër organizatorët e sponsorëtkryesorë i takimeve e veprimtarive të ndryshme kulturore-artistike, diplomatike, mediatike etj. të Diasporës Shqiptare me banim në Mbretërinë e Bashkuar (UK) me fokus ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditave atdhetare; etj
6.
Skënder Përpepaj, në tre vite, është drejtor i gazetës periodike të përdyjavshme, me titull “Gazeta e Alpeve”, e cila përgatitet dhe publikohet falë edhe interesimit përkushtimor e financimeve të tij dhe është bërë mjaft e lexuar, një gazetë Rajonale, PanShqiptare, NdërBallkanike e Hapësirës Alpine në Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi, Sanxhak, etj. e cila ka disa faqe e rubrika të veçanta edhe për Kosovën dardane; për trevat shqiptare në Malin e Zi nga Bregdeti Adriatik në Alpe; për Sanxhakun e Tregut të Ri (në Serbi e Malin e Zi), për trevat etnike shqiptare përgjatë rrjedhave të Drinit(Maqedoni, Kosovë e Shqipëri), të Limit, Moracës, Ibrit, Tarës, Moravave, etj; për Sanxhakun e Nishit dhe Luginën e Preshevës në Serbi; etj.
Falë dhe kontributit të tij, kjo Gazetë Periodike, Rajonale, Panshqiptare e Ndërballkanike, është rritur ndërvite duke grumbulluar e përhapur informacionin më të gjërë historik e kulturor, gjithnjë duke qëndruar larg grindjeve politike, propogandës fetare, dallimeve racore, etnike, etj. Kështu që “Gazeta e Alpeve” ka luajtur e po luan një rol shumë të rëndësishëm në informimin e edukimin e gjërë të publikut dhe krijimin e një opinioni e imazhi sa më të mirë për Vendin dhe Rajonin Ballkanik.
Skënder Përpepaj është ndër sponsorët e “Gazeta e Alpeve” e “Nikaj-Mërturi”, i disa mediave dhe në Mbretërinë e Bashkuar; ёshtë iniciator e sponsor për grumbullimin e fakteve që lidhen me figurat e ngjarjet historike të krahinës së Nikaj-Mërturit dhe për botimin e disa monografive për këtë qëllim; ёshtë sponsor i botimeve akademike shqiptare në gjuhën angleze, si p.sh. libri me titull “Albanian Ampelography” (publikuar më 2018) etj.; ёshtëkontribues i spikatur i bashkëpunimit shkencor e akademik midis institucioneve e qendrave studimore e shkencore shqiptare e britanike.
Ramiz LUSHAJ