Administrata Trump njoftoi të enjten ndalimin e disa prej aromave të njohura të cigareve elektronike, përfshirë frutat dhe nenexhikun, për të frenuar përdorimin në rritje nga adoleshentët të produkteve të tilla.
Ndalimi i këtyre llojeve bën që në treg të shiten vetëm aromat e mentes dhe duhanit.
Urdhri i ri përfshin cigaret elektronike që përdorin fishekë të mbushur me nikotinë të lëngshme dhe që shpesh shiten në dyqane produktesh të gatshme.
Departamenti amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Humane tha se bizneset që brenda 30 ditësh nuk ndalojnë prodhimin, shpërndarjen dhe shitjen e cigareve elektronike që përdorin fishekë nikotine, me përjashtim të aromave të mentes dhe duhanit, rrezikojnë të përballen me masa administrative.