Vetëm pak ditë pas prezantimit si trajner i Evertonit, Carlo Ancelotti festoi fitoren e dytë radhazi në Premier League. Një start mbresëlënës i teknikut italian në krye të klubit nga Merseyside, që pas suksesit ndaj Burnley-t, iu imponua me rezultatit 1-2 edhe Newcastle-t në “St. James Park”.
Ashtu si edhe edhe në sfidën e “Boxing Day” heroi i Evertonit ishte Calvert-Lewin, talenti 22-vjeçar, që realizoi dygolësh, duke bërë të pavlefshëm golin e barazimit të përkohshëm të shënuar nga Schar.
Fitore e madhe 3-0 e Watfordit në “Vicarage Road” ndaj Aston Villas, që edhe pse luajti nga minuta e 57-të me një lojtar më shumë, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Mariappas, jo vetëm që nuk ia doli të rikuperonte epërsinë minimale të vendasve të arritur në pjesën e parë (realizoi Deenay në minutën e 42-të), por pësoi edhe dy gola të tjerë me autorë Deeney (me 11-metërsh 67’ dhe Sarr 71’.
Southamptoni, ndërkohë, barazoi 1-1 me Crystal Palace, ndërsa Brightoni fitoi 2-0 me Bournemouthin.