Nëse mendohet se cili lojtar është më i aktivizuar në kampionat në dekadën e fundit, të shkon mendja te Messi apo Ronaldo. Por nuk është asnjë prej tyre.
Spanjolli Jose Callejon është futbollisti me më shumë ndeshje ndër 5 ligat më të rëndësishme të kontinentit. 351 ndeshje ka luajtur sulmuesi në 10 vitet e fundit me Espanyol, Real Madrid dhe Napoli.
Pas Callejon është Eden Hazard me vetëm 3 takime më pak. Futbollisti belg ka veshur fanelën e Lille, Chelsea dhe prej këtij sezoni të Real Madrid. Vendi i tretë është i Lionel Messi.
Kapiteni i Barcelona në dekadën e fundit është aktivizuar në 343 ndeshje me katalanasit.
Në vendin e katërt me 338 sfida me Real Sociedad, Atletico Madrid dhe Barcelona është Antoine Griezmann. I pesti është një emër pak i dëgjuar, francezi Daniel Congre.
Mbrojtësi e ka kaluar karrierën në vendlidje me skuadrat e Toulouse dhe Montpellier.