PARANDJENJË
Retë qiellit shkojnë të heshtura,
Mendueshëm rrathëve t’eterit
Pos yjeve e hënës
Askush nuk ia dinë gjuhen natës
Toka gjëmon me zjarrin brenda
Dhëmbët grimcojnë shkëmbijtë
Kur përjargën retë e zeza
Mendimet coptohën vetimave të verdha
Ushtimë dëgjohet qiellit
Përplasën erërat, fryjnë stuhitë
E dyshimet fshihën nën lëkurën e frikës
Vetëm dritë e hënës dëshmon
Ç’farë do na sjellë një tjetër ditë
Si në ëndër i ndiej hapërimet
Vrapin e dritës fushës së shpirtit
Do të fryjë një tjetër erë….
DHIMBJET QË TRONDISIN SHPIRTIN
Ditë me shi, ftoft
Xhamat e dhomës me vazhga,si lot
Shikoj përmes dritarës
Parandjenjë e dhimbjës prekte thellë
Një telefonatë ndërpreu mendimet:
“ Alo,jeni ju zotriu X….”
Po i përgjigjem ftesës!…
“Ka vdekur mbrëmë miku Juaj
Në aksident shkoi. Ngushllime!”
Telefoni mbeti i hapur,buzët dridheshin
Në mesditë,lajmet:
“Tre përsona humbën jetën
Në aksident trafiku në autostradë…”
-O Zot,kah ta ndaj dhimbjen e shpirtit?.!..
Mbyllëm në dhomë, dënesë zemra
Nuk dëgjoj më lajme….
Ngushllohem në vargje që qajnë
Stërpikë të vakta fletës së bardhë
Një ditë e ftoft në shpirtin tim
Ngrihem në akullin e dhimbjës
Lajmet nuk i dëgjoj!….
QIRI PO DIGJET
Mes gishtërinjëve po digjet qiriu
Ngadal shkrihet,pika pika
Dritë e zbehur mes nate
Tretet padiktueshëm,fyshës së ashtit
Dhimbja nuk flet
Nuk pisket flaka në fikje
Duron deri ne sosje
Rreth e rrotull vetës bënë dritë
Qiriu po digjet në fijën e lidhur
Nuhasë vetëm erë shkrumbi….