1. ÇARTJE
Mund të çarten drurët dhe prodhojnë fruta te çmendur,
Tokën e kap epilepsia e dherat bëhen të çmendura,
E detrat dalldisen me ujra të çmendura
Po varka e shpëtimit
Është te njeriu,
Brenda…
2. ENDACAK
⁃ Bohem i pafjetur, ku i ke sytë ?
⁃ I kam lënë për të parë të dashurën time
⁃ Po memec pse je , kush ta ka vrarë fjalën?
⁃ E lash të bëhet këngë, tek e dashura ime
⁃ Po duart ku i ke , bohem i largët?
⁃ Në gjoksin e së dashurës duke vjelur mollë
⁃ Po kaq shumë plagë , në çfarë lufte i more ?
⁃ Janë diej të shuar nga mungesa e asaj