Artistet shqiptare me renome botërore po vazhdojnë të korrin suksese të mëdha.

Revista e njohur Billboard ka publikuar listën e Top 100 “Këngëve më të mira për Vallëzim në Klube” (“Dance Club Songs”).

Në top 10-shen e kësaj liste janë radhitur edhe tre këngë të këngëtareve të njohura shqiptare.

Fjala është për Era Istrefin, Bleona Qeretin dhe Ava Maxin.

Image

Kënga “Selfish”, këngë e cila është bashkëpunim mes Dimitri Vegasit, Like Miket dhe Era Istrefit, është radhitur në vendin e 3-ë, transmeton Koha.net. Po ashtu, Qereti është radhitur në vendin e 8-ë me këngën “I Don’t Need Your Love”, ndërsa Max në vendin e 7-ë me hitin e saj “Sweet But Psycho”.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram vet Qereti.

“‘I Don’t Need Your Love’, në top dhjetëshen për vitin 2019. Faleminderit Billboarddance”, ka shkruar Qereti. /