Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel, që do të mbahet më 10 dhjetor në Stokholm.
Kështu thotë ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili thotë se shkaku i mospjesëmarrjes së Kosovës është ndarja e Çmimit Nobel për Letërsi shkrimtarit austriak Peter Hanke.
Ndarja e Çmimit Nobel për shkrimtarin Handke ka shkaktuar zemërim në Ballkan dhe më gjerë, për shkak se ai kishte mbështetur zëshëm ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990.
Akademia e Shkencave të Kosovës ka kërkuar që të anulohet Nobeli për Handken.