“Këndojmë për të ndërtuar”. Ky është misioni që u dha forcë organizatorëve dhe këngëtarëve të festivalit “Kënga Magjike” të përgatiten për një edicion të veçantë.

Ngarkesa, që përjetoi çdo shqiptar pas tërmetit të 26 nëntorit, i shoqëron në çdo sekondë edhe gjatë përgatitjeve për natën e parë të edicionit të 21-të.

Këtë herë kemi një ngarkesë shumë të madhe sepse duam të ndihmojnë të gjithë bashkë të lënduarit nga tërmeti. Sytë dhe zemrat tona janë me ta dhe këtë herë unë mendoj që duhet ta djegim që ti japim edhe zemër kurajo dhe forcë gjithë shqiptarëve që ndoshta janë edhe të trembur ndoshta nuk ndihen mirë, në këto moment kaq të vështira për gjithë ne. kënga magjike duhet të jetë këtë herë show bombë shpresë gjithçka”, shprehet Rovena Dilo.

Ardit Gjebrea është i vendosur ta mbajë publikun mbërthyer pas ekranit, këtë vit më shumë se çdo herë tjetër. Për ne zbuloi vetëm një nga surprizat, ardhjen e një këngëtareje aq të dashur për shqiptaret, që i bashkohet kauzës për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti.

“Gëzimi më i madh është që në festival do të vij edhe Ana Oxa, e cila në natën e parë më konfirmoi se do të përformojë në skenë. Dhe do të jetë së bashku me artistët shqiptarë për kauzën për të cilën…”, u shpreh Ardit Gjebrea.

Por “Kënga Magjike” ketë vit këndon edhe në disa gjuhë të huaja.

Mund të zbuloj që nuk kemi të bëjmë më me këngë që prezantohen por do të jenë në një variant kur këngët do të shpalosen njëra pas tjetrës sepse janë 4 kategori, kategoria big, kategoria….janë 12 këngë të huaja të cilat I japin karakterin ndërkombëtar këtij festivali që vjen për herë të parë në të tilla përmasa”.

Ritmet spanjolle i sjell Mar Shine…

“Kam parë edicionet e tjera dhe mbeta e befasuar me skenarin, skenën madhështore, këngët të gjitha shumë të bukura dhe mu duk çdo gjë mrekullueshme, vërtet e mrekullueshme”.

Është një bashkëpunim i ekipeve të huaja me ato Shqiptare nëskenografi, zë e ndriçim, për ta çuar “Këngën Magjike” nga Pallati i Kongreseve sërish jashtë kufijve, këtë herë edhe më fort, në mbështetje të të prekurve nga fatkeqësia natyrore që tronditi Shqipërinë më 26 nëntor.