Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të vizitojë për herë të parë ish-kampin e përqendrimit në Aushvic, bëri të ditur zëdhënësja e saj.
Vizita do të zhvillohet të premten e ardhshme, përpara ceremonive përkujtimore me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të kampit nazist të vdekjes.
Merkel do të jetë kancerlarja e tretë gjermane, pas Helmut Schmidtit dhe Helmut Kohlit, që do të udhëtojë drejt kampit që kanë ngritur nazistët – atëbotë në Poloninë e pushtuar.
Vizita e saj bëhet me ftesë të Fondacionit të Aushvicit, i cili shënon dhjetë vjet të themelimit.
Pas vrasjes së një milion hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht në periudhën 1940-1945, kampi është bërë simbol i gjenocidit të Adolf Hitlerit ndaj hebrenjve evropianë.
Mbi 100,000 njerëz atje po ashtu u zhdukën, përfshirë polakë johebrenj, romë, të burgosur sovjetikë të luftës dhe luftëtarë të rezistencës anti-naziste.