Poetja Irena VLADI MAY librin e saj poetik “Kur Unë të Kthehem” (botuar në SHBA e në Shqipëri) ua kushton “të gjitha vajzave dhe grave që kanë qenë viktima të abuzimit seksual dhe familjar. Gjithashtu të gjithë fëmijëve, vajzave dhe grave të marra nga kjo jetë para kohe për shkak të abuzimit. Për këdo që ka bërë më të mirë jetën e një qënie tjetër njerëzore në çfarëdo mënyre që ka mundur”
HARTIM QIELLOR
Ndoshta një dite unë dhe ti
Do gjendemi përkrah me njeri-tjetrin
Aksidentalisht apo hartuar nga qiejt
Se di
Por zemra që si zjarr ti ndez
Pranë teje e ka ëndën.
BIJTË E ARBRIT
Ku i ke fëmijët Shqipëri?
Anë e mbanë botës shpërndarë
Komunizmi iku, por ti më keq
Bijtë e bijat e tua ke vrarë.
Jeta dhe arti s’përparojnë
Mbrapssh dhe në terr sorolliten
Këmbët e tyre dridhen nuk qëndrojnë
Me plagët hapur, në dhe zvarriten.
Bijat dhe fëmijët në rrugë të Evropës
Prostituta dhe lypës në çdo cep rruge
Ti syrin qorr, veshin të shurdhër bën
Fëmijët e tu po rriten me thërrime buke.
Dhe plagët e tyre s’të bëjnë përshtypje
Ti shqetësohesh vetëm kur s’ke gjepin plot
Dhe nënat pa bijë, fëmijët pa prindër
Nuk të dhëmb ty fare se derdhin gjak e lot.
Artistët e tu ikën tu lajnë pjatat botës
Për kafshatën e gojës, të pastrojnë shtëpi,
Të drejta kurrë si dhe në vënd njeriu
Dhe mburresh me lugë bosh, rron në korrupsi.
Dhe thua je krenar që je Shqiptar
Dhe turpin, meze (pa buke) ha ti
Fëmijët që le rrugëve lypsar të kriminelëve
Sjellin vetëm dhimbje, nuk janë krenari.
Bijtë e Arbrit, të Gjergj Kastriotit
Muret dhe rrugët e botës po ndërtojnë
Të ushqejnë familjen nuk gjejnë mundësi tjetër
Që gurin në mëmëdhe të gdhendin, ledhatojnë.
Dhuna, padrejtësia duhet të ndalojnë
Zërin e plakut, të voglit duhet ta dëgjosh
Të ngrihesh, jetës ti japësh përparim
Që përkrah Evropës jo mbrapa të udhëtosh.
BOTA IME
Mami, babi ju kërkoj
Ndërmjet fotosh në ditar.
Ju kam larg e dot s’ju shoh
Sa shumë malli më ka marrë.
Kam mall për ju të gjithë
Kam mall për pemë dhe gurë
Kam mall për ty Bardhaj
Kam mall për ty Lurë.
Festat vijnë, festat shkojnë
Ditëlindjet gjithashtu
Në realitet jam larg
Por në ëndërr tek ju.
Lulet qelin, gjethet bien
Me kristal dimri stolis
Jam larg por pjesë e jotja
Jam bijë e Shqipërisë.
FËMIJËRIA JONË
Fëmijëria jonë e rraskapitur
Pa u qeshur e gëzuar gjithmonë
Vetëm nga pak e nganjëherë
Më masë e peshë
Sikur t’ia kesh borxh dikujt.
Shakatë dhe argëtimet vijnë me pagesë
Asgjë falas s’të lejojnë të kesh
Megjithëse të vegjël kanë detyrime të mëdha
Prindërit i trajtojnë si prona e vegla pune
Pa kuptuar që janë thesari i tyre më i çmuar
Të dinë, Është privilegj i tyre ti bëjnë të gëzuar.
U rritem me rroba me arnime
Disa dhe me gjunjët jashtë e bërrylat në diell,
Sikur duan të marrin ajër
Nga trikot e rënda dimërore të leshit
Trikot që të zënë frymën si dëbora e madhe
Në majën e Korabit
Dhe duart e vrazhda si barku i pishave
Ledhatojnë flokët e tua të gjata
Duart e nënës gjithmonë veshur me ferra
Të vrasin kur fytyrën duan të përkëdhelin.
Diellin e bukur e sheh vetëm një çast e vrapon
Nuk shtrihesh të shkruash dhe ta shijosh gjatë
Detyrimet dhe ngarkesat e ditës janë të panumërta
Dhe ti vetëm vrapon që ti arrish të gjitha
Dhe ashtu dielli lind e perëndon
Në të gjitha ditët tua të nxituara
Dhe hëna e bukur vjen e shkon
Por ti kurrë se shijon se je e lodhur nga dita
Të rrish dhe ta pish hënën si një gotë verë
Nen qiellin e pastër yjeplotë
Dhe lodhesh rraskapitesh kot më kot.
Plagët hapen e thinjat shtohen, por jo gëzimet
E kundërta duhet të ndodhë prandaj fal buzëqeshje
Gjithçkaje dhe çdo ditë Kudo që të ndodhesh
Që era rreth e rrotull të përcjellë lumturi
Dhe ëndrrat të shtohen, jeta të jetë kuptimplotë
Puno që fëmijët të qeshin gjithmonë
Gëzojnë pareshtur e ëndërrojnë më sy hapur
Ëndrra në gjumë shohin të gjithë
Ato vijnë e shkojnë si flakë pishe
Por ti dhuro më të fortën, të patundurën
Atë që uji dot se fundos as zjarri se djeg
Malet si afrohen kurrë në madhështi
Jeta që ke krijuar është më e madhe se jeta vetë
Më e bukura qënie në galani.
PËR NJË KOTHERE BUKË
Në fëmijëri kam menduar
Fjalën revolucion
Vetëm në libra kemi për të lexuar
Se koha për luftë e keqtrajtime
Ka shumë kohë që ka kaluar
Në histori e kemi palosur
Të vjetrën kohë
Atë kohë të rrënuar
Tani të zgjuar të gjithë bashkë
Rrugët kemi për të ndërtuar
Që ditë të bardha të shikojmë
Bashkë më fëmijët që mbajmë në duar
E ardhmja erdhi e ndotur
Dhe është sot
Ditët e errëta që ne jetojmë
Revolucion është fjala që na duhet
Të luftojmë udhëheqjen tonë
Atë udhëheqje tirane
Që as si kafshë na trajtoi…
Që popullin ia ushqej dhunës
Të mposhtim gjakpirjen
Padrejtësitë në komb
Të mbarojmë emigrimin
Për kotheren e bukës.
VENDI IM
A ka vend për mua
Të lirë në ketë botë
Ku mund të shprehem
Hapur
Të dua pa lot
A ka vend për mua
Të njëjtë në këtë botë
Si djalin të më duan
Të dy
Të jemi të njëllojtë
A ka vend për mua
Të më jepet tokë
Jo burrë,
(Të më heqin qafe)
Por të studioj
Pa lot
Aty ku koka më lindi
Drejtësi nuk ka
Dhe dielli u errësua
Nuk priti
Shtegto më tha…
( 1993)
_________________________
Poetja Irena Vladi May ka lindur në Tiranë dhe u largua nga Shqipëria në dimrin e vitit 1997. Ajo lëvizi në Florida në vitin 2003 ku jeton dhe sot me katër fëmijët, burrin dhe macën e saj Amora.
Kjo poezi është marrë nga libri poetik i autores “Kur unë të kthehem”, botuar në Amerikë dhe, kohët e fundit edhe në Shqipëri, me përmbledhje të disa prej poezive të saj nga shkolla e mesme (që i shpëtuan zjarrit) dhe disa të vetme vitet e fundit për të përfunduar librin e saj. Ajo u betua në verën e vitit 1999 se nuk do të shkruante poezi në shqip për të protestuar kundër dhimbjes që i shkaktoi vendi i saj i lindjes. Me gjuhën e prerë dhe zemrën të thyer ajo emigroi jashtë vendit ku nuk u kthye për të vizituar për 17 vite rrjesht.
Libri i saj i parë me poezi titullohet “When I Am Done I Will Rest My Case” që është botuar në USA. në anglisht përmes Amazon, në letër, dhe e-libër në Kindle, gjithashtu në Barns dhe Noble. Libri i saj mund të blihet përmes Amazon në Amerikë, Angli, Gjermani, Francë, Itali, Spanjë dhe Japoni.
Ajo është duke përfunduar librin e saj të tretë me poezi: “The Girl With A Single Pearl” si dhe librin për fëmijë “Sharky McTarky.” Gjithashtu ka përfunduar edhe libra të tjerë për fëmijë që janë në ilustrim dhe do të shkojnë në publikim së shpejtë.
Ju mund ta kontaktoni me e-mail: irenaflux@gmail.com