Urime shqiptarë kudo që jeni 28 Nëntori, Dita e Flamurit dhe e Shtetësisë së Shqipërisë.
Kjo festë historik që shënoi epokën më të ndritshme të popullit shqiptar, sot Shqipërinë dhe shqiptarët i gjeti në në pikëllim të thellë për gjithë ata njerëz që uhmbën jetën nën rrënojat e tërmetit të pamëshirshëm.
Në këtë ditë të 28 nëndorit, lutem që zoti t’i mëshirojë të gjitha ata që jetën ua mori kjo fatëkeqësi natyrore, dhe njëherësh u dëshirojë shërim sa më të shpejtë të gjithë atyre që pësuan lëndime e trauma nga ky tërmet, i cili la pasoja të mëdha në Shqipëri.
Sot kemi festë dhe dhimbje, të dyja bashkë.

Zoti i bekoftë shqiptarët!