E di gjithë natën s`më zuri e s’më zuri gjumi
Nata i drodhi rrokaçiqiejt e atdheut të trishtuar
U tmerruan njerëz,pallate e kasollet prej druri
Nepër rrugë njerëzit shkonin në ikjen e mallkuar
Thirrje rrënqethëse nga rrënoja dëgjoj
Këtë natë fëmijët klithin të tmerruar
Shtëpitë e boshatisura ndihmë kërkojnë.
Të munden me këto tërmet të mallkuar
Dridhet shkalla nga këto dridhje si cunamë
Si luftë ngjan sot kjo ngjarje-katrahurë
I vogëli i prindërve thërret me piskamë
Ndihmë, ndihmë, ndihmë ejani te unë.
Giithë natë ditën pati dridhje edhe male
Kjo ditë e heshtur nëntori u vesh me të zi
Nga rrokaqiejt rrëshqasin dyer e dritare
E mes rrënojave vijnë sa e sa njerëz të mirë
-Nga Gjermania, fund-Nentori 2019-