Paris, Francë
Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Forumit të Parisit për Paqen, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta u takua sot me Presidentin e Komitetit Europian Ekonomik dhe Social (KEES), z. Luca Jahier.
Presidenti Meta vlerësoi angazhimin e KEES në mbështetje të procesit të integrimit europian të vendit tonë.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit i shprehu z. Jahier mirënjohjen për Rezolutën e KEES pro çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen ide për bashkëpunimin në të ardhmen, në veçanti për perspektivën e krijimit të Komitetit të Përbashkët Këshillimor për Shoqërinë Civile.