Lumi Nil ka rrjedhur në të gjithë Afrikën për 30 milion vjet, duke e bërë atë gjashtë herë më të vjetër se sa ishte menduar më parë, kanë zbuluar gjeologët.

Nga studimi i shkëmbinjve përgjatë lumit dhe simulimet, ekspertët përcaktuan që rrjedhja në veri të Nilit mbahet nga lëvizjet në mantelin e Tokës poshtë tij.

Përmes ujitjes së saj të luginave të Afrikës së Veriut, Nili, i konsideruar si burimi i gjithë jetës nga Egjiptianët e lashtë, ka formuar rrjedhën e qytetërimit njerëzor. Lumenjtë me jetë të gjatë zakonisht lëvizin me kalimin e kohës, duke e bërë stabilitetin e Nilit me kalimin e kohës diçka të mistershme.

Për të gjetur moshën e lumit ata analizuan shkëmbinjtë antikë, vullkanikë të rrjedhur në Vargmalet e Etiopisë, duke i përputhur këto me depozitat e sedimenteve të mbartura poshtë lumit. Studiuesit përcaktuan që pasi u ngritën me shpejtësi, Vargmalet e Etiopisë kanë mbetur në një lartësi relativisht e ngjashme për miliona vjet, e mbështetur nga shkëmbi në mantelin e Tokës, poshtë tij.

Ne e dimë se topografia e lartë e rrafshnaltës së Etiopisë u formua rreth 30 milion vjet më parë, tha autori i studimit dhe gjeofizikanti Thorsten Becker i Universitetit të Teksasit. Për të verifikuar gjetjet e tyre, ekipi iu drejtua simulimeve kompjuterike, të cilat modeluan rreth 40 milion vjet të aktivitetit tektonik të pllakës së Tokës.

Ekipi zbuloi se ardhja e të ashtuquajturit shtëllunga manteli, një ngritje e shkëmbit më të nxehtë nga thellësia brenda Tokës, ka të ngjarë të sigurojë llavën që gjeneronte Vargmalet e Etiopisë.