Shoqata “Malësia e Madhe” në Nju Jork shënoi 25 vjetorin

Gjatë festës u mblodhën 35 mijë dollarë donacione për Malësinë, duke e ngritur shumën e këtij Fondacioni për këtë vit në 147 mijë dollarë…..aksioni vazhdon

BRONX – NYC : (Bota sot – E Shtunë 2 Nëntor 2019) : Shoqata “Malësia e Madhe” me një mbrëmje festive të mbajtur në lokalin e njohur “Maestros” në Bronx – NYC, ka shënuar 25 vjetorin e themelimit dhe të veprimtarisë së saj në diasporë.

Në këtë mbrëmje morën pjesë dhjetra vetë, përfshirë themeluesit e kësaj shoqate, ish drejtuesit e saj dhe drejtuesit aktual, anëtar të vjetër dhe të rinjë të Shoqatës Malësia, që edhën gëzueshem me familjet e tyre, së bashku me veprimtar të shquar të komunitetit.

Gjatë kësaj feste solemne u mblodhën 35 mijë dollarë donacione për Malësinë, duke e ngritur shumën për këtë vit në 147 mijë dollarë, për fondacionin “Malësia e Madhe”. ( 16 shtator në truneun e Golfit, të ndihmojmë Malësinë, në Nju Jork, ëllezërit Gjek dhe Luc Gjonlekaj, dhuruan 10 mijë dollarë, dhe mbrëmjen e 25 vjetorit më 2 nëntor, Luc, Tom dhe Gjek Gjonlekaj dhuruan 15 mijë dollarë).

Moderatorja e mbrëmjes Gjystina Bojaj, mbasi në emër të organizatorit ua ka uruar mirë se ardhjen në këtë mbrëmje, të organizuar nga Shoqata Malësia e Madhe me veprim në Nju Jork, me rastin e 25 vjetorit të Shoqatës, para të pranishmëve ka paraqitur mysafirët e nderit:

Mysafirët, e nderuar: Mark Gjonaj, Këshilltar i Bashkisë së Nju Jorkut, Presidenti i organizatës “Rrënjët Shqiptare”, Marko Kepi – kandidat për asambleist i Nju Jorkut, që të dy aktivist të dëshmuar të cështjes kombëtare. Po ashtu nga Shqipëria, meqense ndodheshin në New York, kjo shoqatë ftoi në këtë festë edhe Drejtorin e muzeut “Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu” në Lezhë, Paulin Zefi, dhe Dr. Rovena Vata, e tjer”.

Mbrëmja festive që shënojë 25 Vjetorin e Shoqatës “Malësia” në Nju Jork, u çelë me intonimin e dy hymneve, të, të dy vendeve tona, SHBA dhe Shqipërisë, kënduar nga Gjystina Bojaj, dhe atë Amerikan, kënduar nga Engjell Junçaj.

Per, historikun e shkurtë të Shoqatës “Malësia e Madhe”, në Nju Jork, duke theksuar se janë realizuar aktivitete të shumta dedikuar vendlindjes së tyre Malësisë, dhe çështjes kombëtare, e paraqiti Sandër Sinishtaj, veprimtar i dalluar i kësaj shoqate.

Kurse, folësi kryesor ishte Gjek Gjonlekaj, ndërsa, e kan përshëndetur me pas Shoqatën “Malësia” në Nju Jork, me fjalime përshëndetëse, edhe kryetari Nikoll Junacaj, z.Mark Gjonaj,z. Marko Kepi, Dr. Rovena Vata, dhez. Paulin Zefi.

Mbrëmja festive kushtuar 25 vjetorit të veprimtarisë së Shoqatës “Malësia e Madhe” në Nju Jork, vazhdojë nën shoqërimin muzikor drejtuar nga Artan Kushi, dhe, këngëve të kënduara nga këngëtari i njohur Gëzim Nika i cili është një legjendë e muzikës patriotike shqiptare, duke kënduari disa këngë për Malësinë dhe figurat e shquara të kësaj treve, dhe këngëtarja Valbona Peraj me këngë nga të gjitha trevat.

Intelektuali dhe aktivisti i dalluar i Malësisë, në diasporë, Sandër Sinishtaj, tha drejtuesja e kësaj mbrëmje, do të flasë në emër të shoqatës për historikun, veprimtarinë dhe kontributin humanitar aq dhe kombëtar të Shoqatës “Malësia” në Nju Jork .

Fjala e plotë e Sandër Sinishtaj :

Të nderuar bashkëatdhetarë, zonja e zotrinj, musafirë të rastit, mirëmrama dhe mirë se keni ardhe në kremtimin a 25 vjetorit te veprimtarisë të Shoqatës/Shoqatave atdhetare Malsore në New York me rrethinë. Saktësisht, 25 vjetorin e veprimtarisë së Fondit Humanitar Malësia dhe Shoqatës Ded Gjo Luli, të cilat nga viti 2015 gëzojnë emër të përbashkët, e ky është Shoqata Malësia e Madhe në Neë York.

Në emër të Shoqatës Malësia e Madhe në New York, dëshiroj t’ju falenderoj për pjesëmarrje dhe përhkrahjen tuaj e pa-kushtshme gjatë gjithë këtyre 25 vjetve, dhe më tutje.

Në retrospektivë, 25 vjet është një kohë bukur e gjatë dhe duhet shumë kohë për ti përshkruar të gjitha aktivetet në veprimtarinë vullnetare të këtyre shoqatave Malësore, por që e gjithë veprimtaria ka një emrues të përbashkët, e që është mirëqenja e Malësisë dhe kombit tonë Shqiptarë në përgjithësi.

Megjithatë, kjo lloj vepre nuk është dicka e re apo të këtë filluar vec 25 vite më parë. Përkundrazi është vepër shekullore shqiptare e Malësore, me rrënjë thellë në luftën dhe rezistencën tonë kombëtare – e që kan ndikua shumë në formimin tonë shoqëror. Krenaria, bujaria dhe zemërgjerësia, ndër tjera, definojnë vet karakterin -Malësorë, e që kudo përreth vendit njihet dhe lavdërohet, qoftë këtë shekull, shekullin e kaluar apo edhe shumë më heret. Kurse ne sonte, kujtojmë po të njëjtën vepër, me të njëjtin karakter, vec sa të filluar dhe organizuar në mënyrë të mirëfilltë 25 vite më parë, këtu në New York, ndoshta, edhe jo shumë larg nga vendi ku ndodhemi sonte.

Disa nga organizatorët e parë të kesaj veprimtariejane prezent me ne sonte, disa fatkeqësisht i kemi përcjellë në jetën e amshuar, e disa edhe jemi inkuadrua pak më vonë, mirëpo, cka mbet në thelb të ketij organizimi është qëllimi, bashkëpunimi dhe rezultatet që kur rikujtohen, japin edhe domethënien e vërtetë e veprimtarisë. Ndër këto rezultate kujtojmë me se 2 million të shpëndara ne:

1. Shpërblimin e më shumë se 400 nxënësve Malësorë me bursa shkollore, duke ndihmuar edukimin e 25 gjeneratave të nxënësve shqiptarë malsorë, shumë prej të cilëve sot gëzojnë tituj doktorësh, magjistrash, profesor e mësues, ndër të tjera.

2. Ndihmën humanitare familjeve dhe individeve në nevojë, qofshin ato ekonomike apo shëndetësore, tejet domethënëse.

3. Ndërtimin e objekteve dhe monumenteve të shumtë me vlerë kombëtare

4. Organizime seminaresh shkencore si dhe manifestime dhe evenimenteve tjera në kujtimin dhe kultivimin e vetëdijes kombëtare, qoft në SHBA apo vendlindje.

5. Organizime dhe pjesëmarrje masovike në protesta ndaj aktorëve anti-shqiptarë, gjë që në 25 vitet e fundit ishte shumë aktive dhe domethënëse.

6. Përkrahje dhe pjesemarrje në luftën për clirimin e Kosovës.

7. Si dhe shumë aktivete dhe projekte tjera që vazhdojnë të jenë në agjendën e shoqatës Malësia Madhe në New York

E githe kjo kuptohet se nuk eshte vetem rezultat I punes se disa individeve, por gjith komunitet e sidomos, shoqates sone si-moter, ‘Malesia e Madhe’ ne Detroit, e cila ishte dhe mbet pran nesh ne kete rrugetim te gjate e te qarte. Krahas tyre, vend te vecante këtu kan edhe donatoret, shume prej tyre te shpeshte, pa te cilet shume aktivete nuk do ishin te mundshme, sic nuk do te ishte e mundshme edhe ekzitenca jone pa perhkrahjen e gjith ju dhe pergjegjës per perkrahje pothuajse ne cdo aktivitet tonin.

E kur eshte fjala te bashkepunimi, ne te njejten fryme ky bashkepunim u tregua I frytshem edhe ne Malesi, ky pas 60 viteve padrejtesie, se fundi edhe Komuna e Tuzit, e fitoi te drejten e saj per veteqeverisje, dhe ne krye te saj u emruan partite tona shqiptare permes motos ‘Malesia na Bashkon’. Komunes dhe Partive Shqiptare i urojme pune te mbare ne detyren e tyre historike dhe urojme qe gjithmone te jene te Bashkuar per Malsine!

Derisa sonte reflektojme te kaluaren, mbetet, qe si pjese e kremtimit te konsiderohet edhe e ardhmja, andaj na mbet te mendojme mire per 25 vjecarin e ardhshme e ku rolë te vecante lujane rinia dhe komunitetit yne i gjere i cili vazhdon te perparoje dhe te behet pjese e suksesit te madh Amerikan. Qofshin doktore, avokat, politikan, biznismen, etj, mund te themi se si shqiptar e malsor, jemi te perfaquesuar ne cdo lemi te jetes dhe ndikimit prefesional. Derisa ky eshte tregues pozitiv i perparimit dhe integrimit tone ne shoqerine amerikane, ne te njejten kohe tregon potencialin dhe kushtimisht, mundesite e tona per arritjet tona te metutjeshme te shoqates me angazhim me te afterm te ketyre individeve.

Si shembull konkret kemi edhe 16 Shtatorin e ketij viti, e organizuar nga nje grup i biznismenesh te ri Malsor qe arriten per nje dite loje golfi, permes organzimit te shkathte te tyre, te mbledhen nje shume rekorde fondesh per Shoqaten Malesia e Madhe. Ne gjuhen angleze perdoret thenia ‘Tip of the Iceberg’ e qe ne perkthim sugjeron potencialin e dicka te madhe. Ky shembull tregon ate potencial, andaj te jemi te zgjuar, mos te harrojme nga vijme dhe te perdorim veprimtarine e 25 vjecarit te kaluar si themel te se ardhmes dhe arritjeve te metutjeshme te shoqates, perkrahjes se Malesise, si dhe ngritjes se komunitetit tone ne SHBA.

Ne perfundim, perdori rastin qe te pershendes dhe falenderoj te gjitha instancat e udheqesive te shoqatave tona ne 25 vjetorin e fundit te cilet I mbeten besnik dhe te drejte vepres dhe punes se shoqatave deri ne shkrirjen e tyre ne Shoqaten Malesia e Madhe, e cila e bashkuar, vazhdon te perfaqesoje komunititen tone Malsor dhe vete Malsoret me seriozitet dhe perkushtim te vecante. Të jemi krenar me të!

Njekohesisht falenderojme mbare komunitetin shqiptare, kleriket tane e cmuar, shoqatat shqiptare, mediat shqiptare si dhe gjithe donatoret dhe udheheqesit e komunitetit shqiptar qe perkrahen dhe ndimuan veprimtarine e shoqatave Malsore ne Neë York, me rrethine.

Urime 25 vjetori veprimtarise, faleminderit ne perkrahje dhe shpresojme te kaloni nje nate te kendshme ne shoqerine e njeri tjerit, musafireve te rastit si dhe te artisteve te zgjedhur te mbremjes, Z. Gezim Nika dhe Znj. Valbona Peraj – Sandër Sinishtaj intelektual dhe aktivist i Shoqatëss Malësia e Madhe në Nju Jork.

Në fjalën e tij veterani i gazetarisë në komunitet – ish gazetari të Zërit të Amerikës, aktivisti i dalluar prej ditëve të para të çështjes kombëtare, një nga përkrahësit dhe kontribuesit më të mëdhenjë të Shoqatës “ Malësia” deri tani, dhe, një nga personalitetet më të merituara të diasporës, z. Gjek Gjonleka, si folës nderi i kësaj mbrëmje tha : .

100 vjetori i masakrës së Hotit, nga forcat serbo – malazeze në Malësi, 75 vjetori genocidit malazezo – serb të Lutës së Dytë Botërore, dhe 50 vjetori i largimit më të madh të shqiptarëve nga Mali i Zi, trojet e tyre etnike, janë në të njëjtën përvjetor, me këtë vit që po festojmë së bashku sot 25 vjetorin e Shoqatës Malësia në SHBA,

Malësor të nderuar – dëshiroj të u them se unë e kam përllogaritur, disa herë, dhe të gjithë e dinë se janë rreth 5 mijë famije malësore të kamura mirë, në SHBA e Kanada. Kur them malësorët kam parasyshë të gjithë pa dallim feje, mysliman apo katolik pra janë nga vendorigjina jonë. Ato janë 5 mijë familje të këtilla në Shtetet e Bashkuara, nga të cilat vetem 3 mijë prej tyre mund të jenë në Detroit, dhe rreth 2 mijë dihet se janë në Nju Jork, e rrethina.

Nga një përllogaritje e imja fare e thjesht, mendojë në se : “ Vetëm 1 përqind të fitimit me e dhënë për Malësinë, nga këta malsor(5 mijë) ajo do të rindërtohet – dhe ringritet, duke u bërë e përparuar. Por, duhet seriozitet e ngazhim për të arritur këtë, nga të gjithë ne.

“Mesatarëisht çdo familje sot ketu ne Amerike, i fiton 30 mijë dollar, që i bie 5 mijë familje me nga 30 mijë dollar, fitim të bejne 150 milion dollarë, fitim. Dhe, natyrisht çdo familje qe sot minimum fiton 30 mijë dollar, dhe n.q.s, e mbyllim me 150 milion dollar fitim – absolutisht qe minimumi i tyre janë një përqindje që me ja dhënë Malsësisë, bëhen automatikisht nga kjo perllogartije e thjesht një milion e gjysmë.

Dhe, vetem në qoftë se për këtë vit mblidhet 1 përqindëshi që mendojë unë nga malësorët, këtu në Amerikë, eshte plotesisht i mundur, dhe ato ia japim Hotit, si pershembull, do të përmisohet jo vetëm infrastruktura, e tij, por edhe jeta sociale për ndonjë familje në nevojë.

Dhe, nëse vitin tjetër këtë shumë pra 1.5 miliojn dollar ja japim Dinoshës, Rrogatit, Fiieshit,Kacavanit, Butanit dhe katundeve të tjera të rrafshit, athere rregullohen edhe ato.

Pra bëhet fjalë për vetëm atë 1 përqindëshin e fitimit, që e nxjerr une nga ajo përllogaritja ime për kontribut nga malësorët në Amerikë për Malësinë. Atëhere, të jeni të sigurtë se Malësia jonë do të ndërtohet e do të lulëzojë, ashtu si e dëshirojmë ne të gjithë.

Kjo është matematikë e thjesht, dhe, nuk ka vend për nostalgji apo ndonji llafologji, nuk ka vend per emocione, apo patriotizëm folklorik, për vendlindjen tonë, por ka vetëm të vërteta.

Une me kete rast, para jush dua t’ua them të vërtetën: “ se nuk më pëlqejnë mua këngët për malësinë aq fort – sa më pëlqejnë donacionet, dhënja e diçkaje për Malësinë. Sepse, po qe se na duhet te japim për këngë dhe vargje për Malësinë, nuk ka aq shume rendesi sa ka per ato qe shkruar At Gjergj Fishta, dhe as ka për të shkruar ndonjeri më shume dhe bukur se sa ai, besojë.

Pra me kete rast nga kjo foltore, edhe nje here po ju drejtohem te gjitheve : “Ne gjithëçka e lidhim dhe e bëjmë histori, nga gjyshi e gjyshja. Jo zotërinjë, nuk është gjyshi e gjyshja histori ! është i gjithë populli shqiptar! Ngase, ne po investojmë jashtëzakonisht shumë nëpër historira personale e familjare, se sa per vendlindjen tone.

Dhe, mos harroni se presidenti i SHBA John Kennedy, ka thënë :“Mos e devet atdheun se çfarë bënë për ty – Por dvete veten ti se çfarë bën për Atdheun tëndë” . Pra, i bije le të pyesim ne veten një herë se çfarë mundet të bëjmë ne vete për Malësinë, e jo çfarë bën Malësia për neve.

Asgjë nuk jepet prej pasurisë, por jepet prej dëshirës dhe vullnetit të mirë për të dhënë diçka. Për arsye se në Kosovë është një thënje e urtë popullore, që thotë se “është ma mirë me dhane – dhe, nuk është më të thanme”

Në qoftëse nuk i besojmë këtij populli, atëhere me thënë të drejtën ne “Nuk mundemi me ngjallë Ded Gjolulin, dhe shokët e tij, ngaqë ata janë vrarë tash e 100 vjet.

Ashtu që nuk ka kërkush arsye me thanë Jo!

Për arsye se kjo Shoqatë, nuk po them që ka qenë përfekte, por ka bërë vepra të shkëlqyeshme, tash 25 vjet.

Pra le të fillojmë me atë 1-përqindëshin e asaj që thashë në fillim.

I ja kemi qarë hallin gjithmon se Malësinë nuk po e drejtojnë shqiptarët – por çfarë do të thoshit ju tani që shqiptarët po e drejtojnë Malesine !

Ne nuk mundemi me i ngjallë të vdekurit prej vorri me drejtue tash, pra u lutem edhe një herë : “ le t’ja fillojmë së bashku, ashtu si ka thënë At Gjergj Fishta,; “Për Atdhe e për Trojet e veta – Mos të dhimet Gjaja, e athere Jeta!

E di për sa kemi bërë deri tani megjithse nuk jan pak – por gjithësesi e pranojë me ndërgjegje që nuk janë të kënaqëshme, se ka mundësi për te bere edhe më shumë.

Dhe, këtë do t’ja u drejtoja edhe një herë se për këtë kemi ardhë, se ne jo vetëm festojmë – por edhe ndihmojmë, bëjmë fushat financiare për vendlindjen tonë për Malësinë tonë: “ Sot, e deri në vitin 2020, është e hapur fushata financiare, për Fondin “Malësia” e cila ka shumë mundësi, me pas një ndikim të madh jo vetëm në Malësi, te ne malësorët , por ja u them me siguri se ka për të pasur në të gjitha tokat e trevat shqiptare, edhe si nxitje por edhe si shembull unik te shqiptaret e Amerikes.

Image