Përbërësit:
150 gr arra
150 gr rrush i thatë (sipas dëshirës)
225 ml çaj mali i ngrohtë
1 portokall i shtrydhur (75ml)
50 gr gjalp
100 gr sheqer
1 vezë
225 gr miell
Përgatitja:
Para se të filloni me përgatitjen e brumit, përgatisni çajin e malit dhe shtrydhni lëngun e portokallit. Në një enë vendosni arrat, rrushin e thatë duke hedhur çajin e nxehtë dhe lëngun e portokallit. Kësaj përzierje mund t’i shtoni edhe pak lëkurë portokalli të grirë për më shumë shije. Mbulojeni enën dhe lëreni të pushojë për 2-3 orë.
Ngrohni sobën 180/160 gradë ndërkohë rrihni gjalpin dhe sheqerin derisa të përfitoni një masë kremoze. Më pas shtoni vezën dhe vazhdoni përzierjen duke shtuar pak nga pak miellin. Sigurohuni që mielli të mos krijojë kokrriza gjatë përzierjes. Kur brumi të jetë tërësisht kremoz, shtoni çajin me arrat dhe rrushin e thatë. Hidhni brumin në një tepsi për ëmbëlsira dhe piqeni për rreth 1 orë.
Provoni herë pas here nëse keku është pjekur duke futur në qendër të tij majën e thikës, nese keku është gati maja e thikës do të mbetet e pastër. Pasi ta keni pjekur lëreni të ftohet dhe shërbejeni në feta të vogla.