Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për ta kthyer plastikën njëpërdorimshe në lëngje të vlefshme të përdorura në produktet komerciale, përfshirë kozmetikën.
Mbetjet plastike mund të shndërrohen në kozmetikë, sipas një studimi të ri. Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për ta shndërruar plastikën me përdorim të vetëm në lëngje të vlefshme që përdoren në produktet tregtare.
Metoda e re mund të ndihmojë në frenimin e ndotjes plastike dhe krijimin e një “ekonomie ciklike”. Gjetjet tona kanë implikime të gjera duke zhvilluar një të ardhme në të cilën ne mund të vazhdojmë të përfitojmë nga materialet plastike, por ta bëjmë atë në një mënyrë që të jetë e qëndrueshme dhe më pak e dëmshme për mjedisin dhe shëndetin potencialisht njerëzor, u shpreh autori i studimit.
Rreth 380 milion ton plastikë krijohen çdo vit, me 75 përqind e të cilave hidhen pas një përdorimi të vetëm, dhe tetë milion copë të hedhura në oqean çdo ditë. Opsionet aktuale, të cilat përfshijnë lanfille dhe shkrirjen e plastikës nuk janë të qëndrueshme, por për shkak të lidhjes së tyre shumë të fortë karbon – karbon, plastika nuk mund të prishet dhe prodhon mikro plastikë.
Ekipi përdori nano grimcat e platinit për të krijuar një” zgjidhje katalitike”, e cila nën temperaturë dhe presion të moderuar është në gjendje të ndajë lidhjen e karbonit të plastikës, duke prodhuar lëngje me cilësi të lartë, hidrokarbure.
Hidrokarburet përdoren në produkte të tilla si vaj motori, lubrifikantë,detergjentë dhe kozmetikë. Metoda thuhet se prodhon shumë më pak mbeturina në krahasim me shkrirjen, e cila gjeneron gaze serë dhe nënprodukte toksike.