VARGJE RESHPIANE
Faqeve të zbehta të Reshpjes
Shëtit kujtesa e pikëllimit
Shikoj ato duar thatake
Atë lëkurë të regjur e të tharë
Sy të përmallur e të lmekur
Si dy liqej të mbushur me akullnajë
Dhimbja e shtrirë gjithë eshtnajës
Mbështjellë me prushin e mendimeve
Vargjet e rrjedhshme si beden kohe
Frymëzim jete e qëndrese
Lëng shpirti që të kall etje
Dhimbje të stërgjatura në rrathë pushteti
Ashtu,imcak,bukuri e vuajtur
Shtrirë në shtratin e vdekjes
Kur lëngimi merrte zjarrmi të padurimt
Reshpja shkruante poezi
Kënga rrëfen qëndresën
Obelisk vargjet e tij….
SONTE DIKUSH DO TE VDESE…
Ka tre net që dëgjoj shpendkeqën
Duke kënduar pemëve të oborreve përrreth
Çative të vjetruara,afër dritareve krrokaste
Ndjellte mort e mallkuara
Dikush sonte do vdesë , ndonjë skamnor
Mbetur rrugëve të jetës i mërdhirë
Pa dorëzgjatjen e të tjerëve
Vuajtja është bukuri e zezë
Në ankthin e parë të gjumit , si në heshtje
Më rrëmbyen ca vargje rebele
Kur shpendkeqja ndjellte vdekjen
Frika më kishte përfshirë ndjeshëm
Sonte (ndoshta )dikush do të vdesë
Të nesërmen lajmi mori dhenë
Kishte vdekur skamnori i lagjes
Një kore bukë në xhep i kishin gjetur
Një laps e një fletore me vargje
Me dy rreshta shkrim të përmallshëm
“Mos qani për vuajtjen e zezë,
Mos u trishtoni nga pamje e bardhë!….”
DUA TË DEHEM SONTE
Dua të dehem në këtë vetmi nate
Të bëhem tapë me alkol,nekotinë
Të përjargëm,të shkrryhem baltës
Thonjët t’i grimcoj ngadal deri ne gjakosje
Të ç’frenohem i tëri derisa sytë të shohin dritë
Mrekullinë trishtuese që më rri varë
Pastaj të çajë më zë të lartë,piskamë
Ëndërr të fluturoj lartësive
Të shikoj botën si sillet vërdallë
Dëshiroj me Galileun t’i ndrroj dy-tre fjalë…..
Merdianet a mos kanë ndryshuar
Një lëmësh i mbështjellur, moti ngatrrue
Fija nuk i zgjidhet
Nuk di kufi të atdheut
E as vendlindjën ku e kam!
Dua të dehem sonte
Të kënaqem në pakufi me këtë shëmti
Si kjo kohë fluskë sapuni
Që rrëshqet mashtrueshëm
Sipër ndërgjegjies së sëmurë
Në hapësirë të pambarim njerëzimi
Nuk di !
A do ketë durim buzëqeshja e ngrirë
Dhe,shpresat e mërdhira…