Të premten qindra mijëra vetë mes tyre studentë e punonjës të agjencive të ndryshme dolën në rrugë në të gjithë botën për t’u kërkuar udhëheqësve botërorë që mblidhen për një takim të nivelit të lartë mbi klimën në Kombet e Bashkuara, të të ndërmarrin veprime urgjente për të shmangur një katastrofë mjedisore.

Greva globale për klimën nisi në ishujt e Paqësorit, rajoni më i kërcënuar nga rritja e nivelit të detit dhe pasoi me protesta në Australi, Shtetet e Bashkuara, Japoni, Azinë Juglindore, në Evropë, Afrikë e Lindjen e Mesme.

Greta Thunberg, aktivistja suedeze 16-vjeçare e cila ka frymëzuar lëvizjen botërore, vuri në dukje në një postim në twitter “turmën e madhe” të njerëzve të mbledhur në Sidnei, që siç tha ajo duhet të vendosë standardin për greva e protesta të planifikuara në rreth 150 vende të botës.