Ushtria amerikane do të ngrejë javën e ardhshme një komandë të re luftarake, e para e këtij lloji në më shumë se një dekadë.
Zëvendës Presidenti Mike Pence dhe zyrtarët e Pentagonit njoftuan se Komanda amerikane e Hapësirës do të ngrihet zyrtarisht më 29 gusht.
Pentagoni nuk ka ngritur një entitet të tillë që nga viti 2009, kur u krijua Komanda Kibernetike e SHBA. Departamenti i Mbrojtjes aktualisht ka 10 komanda luftarake, dhe secila ka ose një mision gjeografik ose një funksional për operacionet ushtarake.
Gjenerali i Forcave Ajrore John Raymondështë konfirmuar nga Senati si drejtuesi i parë i Komandës së Hapësirës.
Krijimi i komandës shihet nga disa zyrtarë si një hap i mundshëm drejt krijimit të një force hapësinore si entitet i veçantë ushtarak.
“Forca Hapësinore e Shteteve të Bashkuara do të bëjë që vendi ynë të jetë i përgatitur të mbrojë njerëzit tanë, interesat tona dhe vlerat tona në një hapësirë të gjerë dhe këtu në Tokë me teknologjitë që do të mbështesin mbrojtjen tonë të përbashkët për zonat e gjera të hapësinore,” tha zoti Pence.
Ai tha se Forca e Hapësirës në të ardhmen ka ende nevojë për financim dhe autorizim të Kongresit, por ai shtoi se pret që kjo të ndodhë së shpejti.
Ngritja e Komandës Hapësinore do të përshpejtojë përpjekjen prej disa dekadashpër të riorganizuar dhe përmirësuar aftësitë teknologjike të ushtrisë në hapësirë, të cilat nganjëherë kanë marrë më pak vëmendje pasi Forcat Ajrore janë përqendruar tekaeroplanët e luftës dhe përparësitë e tjera luftarake.
Roli i ushtrisë në hapësirë ka qenë vazhdimisht objekt analizash të hollësishme, sepse SHBA gjithnjë e më shumë po mbështetet në orbitë tek satelitët, të cilët të vështira për tu mbrojtur. Satelitët ofrojnë komunikime, navigacion, inteligjencë dhe shërbime të tjera jetësore për ushtrinë dhe ekonominë kombëtare.
Gjatë vitit të kaluar, kjo çështja mori urgjencë në klimën e konkurrencës në rritje dhe kërcënimeve nga vendet rivale.