Proverba për POLITIKËN…

(Mbledhë në rrethin e Kukësit dhe përzgjedhë nga Fjalori në dorëshkrim me 20 mijë njësi)

1. Politika tejpërtej nuk asht e moralshme, por nji farë morali do me e pasë.
2. Politikanët hahen si qentë.
3. Politika ka mendje gjarpni.
4. Politikës i daltë tymi!
5. Politika asht me t’dhanme.
6. Politika asht bereqet, po nganjiherë asht me lak n’qafë.
7. Politika asht bisht gjarpni jo bisht shati.
8. Politika asht bollë e zezë.
9. Politika asht hile tejpërtej.
10. Politika asht kapuç përmbi krye.
11. Politika asht kur t’i vijë ora.
12. Politika asht mashtrimi ma i ambël
13. Politika asht me e futë drapnin n’thes.
14. Politika asht me e futë tërkuzën n’thes.
15. Politika asht me gojë e me mend.
16. Politika asht me llafe e me vota.
17. Politika asht me lshue pe
18. Politika asht me valë t’gjata.
19. Politika asht n’tri kambë.
20. Politika asht ngatrresë.
21. Politika asht politikë, njerzit janë njerz.
22. Politika asht rrenë.
23. Politika asht rrotë qerreje.
24. Politika asht si bri dashi.
25. Politika asht si shelgjja në ujë.
26. Politika asht e shkurtë, shoqnija asht gjatë.
27. Politika bahet me llaf jo fytas.
28. Politika duhet me qenë ngjalë.
29. Politika e ka me të dredhme.
30. Politika ka mendje shejtani.
31. Politika luhet n’tokë.
32. Politika me valë t’shkurta nuk asht politikë.
33. Politika nganjiherë t’ban faqezi.
34. Politika nganjiherë të qet në gardh si kockë kumbulle.
35. Politika nuk asht hu, politika asht thupër.
36. Politika nuk asht si kala dibrançe.
37. Politika nuk bahet me inat.
38. Politika nuk bahet tue qitë n’gurë njani-tjetrit.
39. Politika nuk duhet me qenë deri te karrigia.
40. Politika nuk qet heroj.

© Petrit Palushi