Kongresmeni amerikan Eliot Engel, Kryetar i Komisionit të Jashtëm të Dhomës së Përfaqësuesve, u bëri thirrje të gjitha palëve “të qëndrojnë larg konfrontimit, të tregojnë përmbajtje maksimale dhe të ndalojnë të gjitha aktet e dhunës.”
Në një deklaratë, zoti Engel shprehu shqetësim për gjendjen e tensionuar në Shqipëri, ku siç tha ai, udhëheqësit politikë duket se kanë arritur një “rrugë pa krye”.
“Kjo mosmarrëveshje, thotë ai, mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe në bazë të sundimit të ligjit.”
“Shqipëria, – thuhet në deklaratë, – është anëtare e NATO-s dhe meriton një të ardhme evropiane, por krizat e përsëritura rreth zgjedhjeve e minojnë ecjen e saj përpara.”