Një destinacion turistik gjithnjë e më popullor, kështu Shqipëria po tërheq italianët me detin dhe plazhet e saj të pastra shkruan media italiane notizie.it.
Një vend me diell, det dhe argëtim, Shqipëria po tregon potencial të madh turistik, edhe pse pjesa më e madhe e atraksioneve të saj ende janë një mit për t’u zbuluar. Megjithatë, sipas artikullit ka gjithnjë e më shumë turistë që zgjedhin të bëjnë pushime në Shqipëri, në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, në kërkim të mirëqenies dhe qetësisë së brendshme.
Në të gjithë shtrirjen e saj, territori shqiptar përfaqëson një vend me të vërtetë interesant dhe tërheqës për të rinjtë. Me qëllim informimin e lexuesve, në artikull janë dhënë vendpushimet kryesore bregdetare në të cilat turistët e interesuar mund të kenë në dispozicion një sërë mundësish që luhaten midis një dite të thjeshtë në plazh, duke kaluar nëpër një shëtitje emocionuese buzë detit, deri në mundësi për të kaluar mbrëmje të paharrueshme në shoqërinë e miqve, të njohurit dhe të afërmit.
Deti, për pushime në Shqipëri
Bukuria e mrekullueshme e bregdetit shqiptar, nga deti Adriatik e deri në detin Jon, ku në mënyrë të barabartë janë destinacioni i shumë turistëve që çdo vit zgjedhin të shkojnë drejt plazheve tëshumta, për të kaluar periudhat e pushimeve. Më e përshtatshme për familjet me fëmijë, sipas ekspertëve, është bregdeti Adriatik, pasi karakterizohet nga prania e rërës së hollë dhe një det jo shumë të thellë.
Ideale për ata që nuk mund të notojnë ose, më mirë akoma, për ata që duan të marrin fëmijët për t’u larë, pa u shqetësuar shumë për rrezikun nga stuhitë. Përkundrazi, bregu i Jonit është më i thellë se Adriatiku, prandaj shpesh krahasohet me një thesar vërtetë të fshehur, i pa prekur për vite. Dhe për këtë arsye bregdeti i Jonit dallon nga shumë vende të tjera që vlerësohen në këtë zonë për një ngjashmëri të mrekullueshme me detin e Karaibeve.
Plazhet
Nëse dikush pyet se cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri, do të ishte e vështirë për t’u përgjigjur duke dhënë çdo hollësi pozitive dhe negative për gjithçka që lidhet me detin. Plazhet e Velipojës, të Golemit, të Divjakës dhe të thesareve të tjera të fshehura në brigjet e bregdetit shqiptar janë shembuj të vlefshëm se si po rritet turizmi në Europë dhe sidomos vitet e fundit.