Dëshiroja, nena ime

të flinte, të pushonte

mos t’ja prishi gjumin e

fjala e saj me mungonte.

 

Telefoni cingëroj

dikush me lajmëroj

nena juaj jeton ne përjetësi

me aromë lulesh e begati.

 

Mbahu, i pata thënë,

Siç di me qëndru,

kopsht e aromë lulesh të kanë rrethu,

Dajë, nipa, motra e djalë

Po presin prej teje, loke një fjalë!

Te gjithëve na urove me zemër, hallall.

 

E shoh dhomën, shtratin ku flije

stolin bosh, ulur ku rrije.

sikur të shoh në derë si hije

Në pritje e përcjellje kur dilja prej shpie.

 

Ah, për mua nënë, nuk ka lot gëzimi,

Krejt me janë shter nga përmallimi

krenari shpie sa na mungon

loti nuk thahet, vetëm pikon!

 

Isa Maloku