Nga qytetit i Certifikatave – Intervistë me shkas
Tash e dy vjet, njeriu që më shtoi kureshtjen ta sodis, pa e bezdisur fare, veç një përshëndetjeje herë në mëngjesin e ndërruar të stinëve, herë mes ditëve të vapës e herë-herë ditëve të acarta, në të njëjtin vend me të njëjtën makinë ngjyrë kuqe, herë dyert e hapura të makinës e herë të mbyllura, herë brenda e herë jashtë, por vazhdimisht me libër në dorë duke lexuar.
Ky është Nazmi Kastrati nga fshati Turjakë i Komunës së Malishevës një burrë, me moshë më shumë se gjysmë shekulli jetë. Një ditë ndaloi dhe shtrëngoi duart me përshëndetje, e pyes si të ecën puna e taksit? Më përgjigjet, jo keq pasi kohën me të madhe e kaloi me veprat e Ismail Kadares duke lexuar, tash kam arritur t’i lexoi njëzetë veprat e tij, për një kohë relativisht të gjatë ( 18 muaj), por edhe vepra të shkrimtarëve botërorë.
E pyes nga shkolla ç’ke të mbaruar? Filloren në Lumishtë, fshat në afërsi të Malishevës, kurse të mesmen për (Aviacion), në Rajllovac të Sarajevës.
Ç’ke punuar pos taksisë? , ndonjë punë tjetër, dikur nga gjysma e dytë e viteve tetëdhjeta deri në viti nëntëdhjetë e dy si punëtor i makinerisë në Klinë.
Tani sërish taksi ai thotë e rëndësishme është të punosh, jo me çdo kusht veç në profesion, dhe e vazhdoi me pyetje Si të duket Kadare në vepra? Dhe cilat nga veprat të kanë tërhequr më shumë?
Ai vazhdon të tregoi: Romanet e lexuara, “ Qyteti pa Reklama”, “Gjenerali i ushtrisë së Vdekur”,” Dasma”, “ Viti i mbrapsht”, “ Kështjella”,” Ditë Kafenesh”, “Përbindëshi”, “Prilli i thyer” , “Ura me tri Harqe”,dhe e ndaloi, po nga shkrimtarët botërorë, hajde një i them , përgjigjet Komplet kam lexuar Dan Bown si “ Kodi i Davinqit”, “ simboli i Humbur”, bukur ndërhy.
Më trego se si duket Nazmiu para leximit dhe tash Nazmiu taksi që ka lexuar Kadaren e të tjerë dhe sërish punon si taksist.
Kam përfituar shumëfish për vete dhe klientët e mi, arsyeja me befason mua, kultura e komunikimit të tij, rrëfimi metaforik për veprat e lexuara, kujtesa e tij, analiza dhe shumë hipoteza tjera për jetën dhe ndërtimin e saj.
Pra Nazmiu , vazhdon Leximin e veprave, vazhdon edhe punën e taksit, vazhdon me performancën brilante me portret serioz dhe kollare, që në bisedë të mahnitë për analizat dhe mesazhet e veprave të lexuara.
Ndahem për t’u takuar sërish dhe për të mësuar diçka të re nga lexuesi i pasionuar , taksisti Nazmi Kastrati.
Pra kjo është një storje e suksesit për t’ përmbysur të gjitha botëkuptimet negative se sot në zhvillimin teknologjik , njerëzit pak apo aspak nuk lexojnë.
Nuk është ky rast i vetëm, ka plot bashkëkombës të m’i që lexojnë, unë i uroi dhe ju dëshiroi, lexim të këndshëm.