Marrshimi i forcave të NATO-s dhe i UÇK-së më 12 Qershor tëvitit 1999, i sollën Kosovës lirinë aq gjatë të pritur porgjithmonë me shpresë të pashuar. Kjo ditë e madhe i dha fund terrorit dhe tërbimit të egër serb dhe, në të njëjtën kohë, hapi njëkapitull të ri për Kosovën dhe popullin e saj. Pra, triumfoi e drejta, që shqiptarëve iu kishte mohuar më shumë se një shekullnga Serbia.
Sot, para 20 vjetësh, shqiptarët me aq entuziazëm e gëzimtë papërmbajtur deri në lot, përshëndetën hyrjen e mijëraushtarëve të NATO-s në Kosovë. Në këtë ditë tëjashtëzakonshme, sundimi serb mbi Kosovë, dha shpirtpërgjithmonë. Kësaj ngjarje të madhe historike i parapriuMarrëveshja e Kumanovës.
Kosova sakrifikoi shumë për liri: mijëra të vrarë e të dëbuar, femra të dhunuara, mijëra të zhdukur e të hedhur në këneta e varreza masive. Mbi gjithë këtë sakrificë Kosova nisi ringjalljennga gërmadhat e luftës për të formuar shtetin dhe organet e sajlegjitime demokratike.
Sot kur po kremtojmë 20 vjetorin e lirisë në Kosovë, duhet tëfalënderojmë me gjithë zemrër Aleancën Veriatlantike, e nëmënyrë të veçantë SHBA që na mbështetën parezervë dhe ishinnë të drejtën tonë. Gjithashtu, duhet ta ndjejmë në shpirt gjakune dëshmorëve dhe martirëve që ranë në beteja të shumta që sot na sollën këtu ku jemi, të lirë e të punojmë për veti, për shtetintonë.
Dolëm nga lufta me shumë viktima civile, por fituam gjënë mëtë çmueshme të njerëzimit, lirinë dhe pavarësinë që nuk mund tëmatet me asnjë vlerë tjetër.
Vuajtjet e shqiptarëve me shekuj, të ndarë pa drejtësisht nga tëtjerët, tani janë kthyer në mundësi reale për zhvillim ekonomik, thellim të demokracisë dhe integrim kombëtar e evropian.Bashkimi i gjithë shqiptarëve ka qenë dhe mbetet ëndërr e jonë e përhershme. Me Kosovën e pavarur jemi shumë afër te ndërtimittë kësaj ëndrre, të nisur nga ideologët tanë para një shekulli.
Të zgjedhurit, të votuar nga vota e lirë e popullit, organetshtetërore e qeveritare, kanë obligim moral e politik të punojnëshumë me shumë që në Kosovë të krijojnë kushte për një jetë mëtë mirë e më të qëndrueshme për gjithë qytetarët. Këtë ua kemiborxh atyre që u sakrifikuan për liri, fëmijëve tanë dhe brezniveqë vijnë pas nesh.
Në rrugën e saj 20 vjeçare, Kosova ka pasur progres dhe sfidapërballë zhvillimit dhe zbatimit të ligjit në fusha të ndryshme.
Kosova pas formimit të ushtrisë duhet të ecë më shpejtë nëinkuadrimin e saj në NATO, si pjesë e sigurisë dhe e paqes nërajon, e të përfundojë rrugën e saj jo të lehtë në Bashkësinëevropiane.
E ardhmja jonë varet nga vetë ne, sa punojmë, sa e duamatdheun dhe shtetin, sa krijojmë kushte që qytetarët tanë tëjetojnë të lumtur e të lirë, me një perspektivë të sigurt në tëardhshmën.
Ky përvjetor i 20-të i lirisë, duhet të jetë më tepër se ëndërr e mëshumë se përpjekje për të udhëtuar bashkë me mundësitë e realitetin tonë.
Të ecim përpara në ndërtimin e shtetit modern, duke mos e harruar kurrë sakrificën që dha populli ynë në luftën e fundit dhepara saj.
* Autori është veprimtar dhe biznesmen i shquar i Komunitetitshqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetës Illyria.
Qershor 2019