E skuqura rreth gojës, dhe puçrrat në buzë dhe mjekër janë të njohura si “sëmundje e stjuardesave”, dhe ky term është vendosur për vite me radhë.
Në fakt, bëhet fjalë për një dermatit perioral, çrregullim i lëkurës që shfaqet në fytyrë, më së shpeshti rreth gojës dhe shpesh në hundë dhe në formën e puçrrave të vogla të kuqe në periferi të ballit.
Simptomat e para që tregojnë këtë sëmundje janë nxehtësia që mund të ndihet në ballë dhe hundë.
Ajo shkaktohet shpesh nga trajtimi i tepërt dhe kujdesi i fytyrës, sidomos te vajzat që aplikojnë dhe heqin kozmetikë në baza ditore. Kremrat e fytyrës, pluhurat dhe losionet janë shkaqet më të shpeshta të këtyre sëmundjeve gjithnjë e më të zakonshme që kryesisht shkaktohen te të rinjtë.
Pasi kjo sëmundje më së shpeshti ndodh te gratë, sidomos te stjuardesat që shpesh gjenden në zonat pa doganë me shumë shitore për kozmetikë, është quajtur “sëmundja e stjuardesave”.
Dermatologët pohojnë se shumica e kremit, megjithëse ka përbërës të ndryshëm të shëndetshëm, nuk duhet të jetë një garantues që lëkura juaj do të jetë e shkëlqyeshme, por shpesh ndodh e kundërta, duke shkaktuar efekte të caktuara alergjike.
Për të trajtuar me sukses këtë sëmundje, është e nevojshme të filloni me terapinë zero. Në fillim, ju do të ndjeni se lëkura juaj është në një gjendje edhe më keq, veçanërisht nëse ju keni lubrifikuar më parë fytyrën me një krem kortizoni.
Mjekët zakonisht ju rekomandojnë krem që përmban antibiotik, dhe për një periudhë prej tre javësh, lëkura juaj do të jetë plotësisht e pastër dhe e shëruar. Mjekët rekomandojnë që të mos eksperimentoni me kremra të ndryshme, por përdorni ato që ju përshtaten.