Përbërësit:
200 gr fruta të freskëta (dredhëza, banane, kivi, pjeshkë)
5 lugë sheqer
200 gr djathë maskarpone ose gjizë
200 gr jogurt
200 gr savoiardi (biskota të gjata)
3 amareta
1 gotë e vogël konjak
Përgatitja:
Përzieni në mënyrë të shpejtë djathin ose gjizën, kosin, konjakun dhe dy lugë sheqer.
Prisni frutat në kube të vegjël, spërkatini me sheqerin e mbetur dhe lërini të marinohen për gjysmë ore.
Në një tavë për tiramisu, shtroni një shtresë biskotash, sipër tyre një shtresë frutash së bashku me lëngun e krijuar nga marinimi dhe një shtresë krem, e kështu me radhë.
Sipër grimcojini amaretat dhe mbajeni në frigorifer për të paktën 4 orë.