Kompanitë farmaceutike që prodhojnë ilaçe lëshojnë 13 për qind më shumë emisione të karbonit sesa prodhuesit e makinave.

Hulumtuesit analizuan të dhënat ekzistuese publike mbi emetimet e karbonit të rreth 200 kompanive të farmaceutikës në mbarë botën.

Ata gjithashtu bënë një analizë më të fokusuar mbi raportet e emisionit nga 15 prodhuesit kryesorë të ilaçeve në industri, përfshirë Bayer AG, Johnson & Johnson dhe Pfizer. Nivelet e emisioneve ishin shumë të ndryshueshme. Prodhuesit e ilaçeve lëshojnë gazra serrë direkt në atmosferë nga fabrikat e tyre si rezultat i proceseve të prodhimit dhe në mënyrë indirekte përmes përdorimit të energjisë.

Krahas shqyrtimit të të dhënave ekzistuese mbi emetimet nga rreth 200 firma farmaceutike në mbarë botën, hulumtuesit u përqendruan në analizën e tyre për 15 firmat që kanë raportuar vazhdimisht emetimet e tyre të drejtpërdrejta dhe indirekte të gazrave serrë që nga 2012.

Ndërsa bizneset më të mëdha në thelb do të gjenerojnë më shumë emetime sesa homologët e tyre më të vegjël, studiuesit vlerësuan intensitetin e shkarkimeve të çdo firme për milion dollarë të ardhurash. Studiuesit zbuluan se sektori farmaceutik global nxjerr rreth 48.6 ton të dioksidit të karbonit për milion dollarë në vitin 2015.

Rezulton se kjo është 55 përqind më e madhe se sektori i automomjeteve, me 31.4 ton ekuivalent të dioksidit të karbonit për milion dollarë për po atë vit. Studimi ynë i fundit zbuloi se industria farmaceutike globale nuk është vetëm një kontribues i rëndësishëm në ngrohjen globale, por është edhe më e ndotur se sektori global i prodhimit të automjeteve, u shprehën hulumtuesit.

Nga llogaritjet tona, tregu i farmaceutikës është 28 për qind më i vogël, ndërsa rezulton 13 për qind më shumë ndotëse sesa sektori i automjeteve, thuhet në studim. Nivelet e emetimit gjithashtu ndryshojnë në mënyrë të egër brenda sektorit farmaceutik.