Zyrtarët e emigracionit thonë se kanë nisur të dërgojnë me qindra emigrantë nga Teksasi drejt San Diegos ku do të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.
Autoritetet e imigracionit thonë se do të kryhen tre fluturime në javë, me të paktën 130 persona në bord.
Sipas njoftimeve në shtyp, agjencitë e emigracionit po analizojnë gjithashtu mundësinë e dërgimin të emigrantëve, të cilët nuk kanë kaluar ende në proces shqyrtimi, në qytete të tjera anembanë vendit.
Kjo praktikë e çuarjes së individëve dhe familjeve të tyre që nuk janë shqyrtuar ende, konsiderohet një lëvizje e jashtëzakonshme për zyrtarët e emigracionit, sidomos pas incidenteve të fundit, ku fëmijët e emigrantëve u ndanë nga familjet e tyre në kufi dhe zyrtarët e emigracionit hasën në vështirësi për ribashkimin e tyre.
Nuk dihet ende se çfarë masash mbrojtëse janë marrë për lëvizjen me mjete ajrore të emigrantëve, të cilët nuk kanë kaluar ende në proces shqyrtimi.
Zyrtarët amerikane të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve kanë qenë të mbingarkuar me një numër të madh emigrantësh që kërkojnë azil në SHBA.