1.
265 Dëshmorë të Policisë së Shtetit i ka Shqipëria jonë. Ma i fundit është Artan Cuku i Lurës, i shpallun më 9 të prillit 2019.Ndoshta janë dhe ma shumë. Unë kaq di. Veçse për diçka jam i sigurtë: kur u përurue memoriali mjaft domethanes “Muri i Kujtesës” para Ministrisë së Brendshme në Tiranë, vet Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi: “Janë plot 264 yje, të vendosur në këtë mur…”(Portali “Kryeministria”. Kronika “Muri i Kujtesës” për të mos harruar. Tiranë, 19 shtator 2016).
Ne jemi vend i vogël që “të prodhojmë” kaq shumëdëshmorë brenda territorit tonë pa pasë asnjë luftë sulmuese nga të tjerët, pas pasë luftna civile ndërveti. Për të ardhur keq të jetëkaq e madhe “industria e martirëve” të Policisë së Shtetit tonëmbishekullor. Ende kjo “industri” (më falni për krahasimin) po “prodhon” martirë të Policisë së Shtetit, dëshmorë të saj. Mos ndodhtë edhe përgjatë protestave e demonstratave të 13 javëve tëfundit gjatë përballjeve deri tejet ekstreme Polici e Shtetit-Protestues të Opozitës, Qytetarë Shqiptarë!
Më duket se në këtë lloj “industrie të Martirëve të Policisë” jemi të pangjashëm, të rrallët, të vetmit në Ballkan e në Europë.Ndoshta mund të krahasohemi me disa vende të Lindjes sëMesme apo Amerikës Latine.
Po, pse të shkojmë kaq larg! Le të krahasohemi me shtetin tjetër shqiptar në Ballkan, me Kosovën tonë. Ata kanë 20 policëtë vrarë në 20 vite–nga 37 vjeçari Lazim Rexhepi i vramun nëNovosellë më 11 shtator 2001 e deri tek ma i fundit rast: 42 vjeçari Izet Demaj, i vramun në Vrellë të Istogut (Burimi) më 27 dhjetor 2018. I ka këto të dhana faqja e Policisë së Shtetit tëKosovës, e ditës së sotme të majit 2019.
Kosova në këto 20 vite Shtet i lirë e i Pavarun (1999-2019) i ka 20 Dëshmorë të Policisë së Shtetit të saj të ri, një ndër shtetet ma të rinj të botës, çka i takon mesatarisht nga 1 dëshmorë në çdo vit. Shqipëria i ka 265 Dshmorë të Policisë sëShtetit në këto 30 vite të Demokracisë (1990-2019), çka i takon mesatarisht rreth 10 dëshmorë në çdo vit kalendarik (!)
Shqipëria me 107 vite Shtet i Pavarun i ka mbi 16 herë ma shumë policë të vramun se sa Kosova e porsa dalë nga Lufta me Serbinë, nga Lufta e NATO-s për Lirinë e saj, nga “E Treta Luftë Botërore” e shekullit XX.
E çka me thanë: e di vet Politika e Tranzicionit tonë tëtejzgjatun, e cila e ka Demokracinë tonë të përgjakur edhe me gjakun e rreth 300 policëve shqiptarë në 30 vjet të Shtetit të sëDrejtës e të Vërtetës…(!)
2.
Shqipëria është ndër shtetet me numrin ma të lartë tëpolicëve në Europë. Vjet, më 2018, i kishte 392 policë për 100 mijë banorë. Kjo, sipas të dhanave të EuroStat. Përndryshe, rreth 74 policë ma shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.Krahasimisht: për çdo 254 shqiptarë kemi 1 polic për të na e garantue qetësinë, sigurinë, jetën tonë.
Këto shifra nuk mund të dëshmojnë se Shqipëria është një“shtet policor”, por ngjarjet e javëve të fundit të mbiforcës e mbidozës të Policisë së Shtetit me shkopinj gome e gazra gjithfarësh lidhur me Protesta-Demonstrata të Opozitës, si dhe rasti ma i fundit, i djehit, i 11 majit 2019, po na çojnë drejt njërealiteti të tillë të padëshirueshëm e të pa meritueshëm. Politika, Policia, Populli, Shqipëria duhet ta dijnë e ta mësojnë se nuk kemi nevojë për martirë e dëshmorë të rinj të Policisë së Shtetit.
Edhe fqinjë tanët euro-atlantik në kufi toke e deti kanë ma shumë policë për 100 mijë banorë të popullsisë së tyne se sa mesatarja e BE-së, se sa Shqipëria jonë, si Greqia e Italia, Qipro, Kroacia, Malta, etj. Dhe këto, sigurisht e realisht, nuk janë“shtete policore”, pasi Shteti Policor nuk vjen nga numri i policëve, por nga qëllimet dritëshkurtna e vizione këqija tëPolitikës të çdo krahu politik e të çdo kohe politike, nga “bamat e Policisë së Shtetit” ndaj qytetarëve të vet si në Protestat-Demonstrat e fundit të 2019-tës. E shenjat janë mjaft fatale, si nërastet kur gazi-lotsjellës (e siç po i thonë edhe me dozim helmatues) shkon deri te Materniteti i Tiranës–tek foshnjat e porsa linduna aty, që frymojnë për herë të parë në jetën e kohën shqiptare, tek Biblioteka Kombëtare Shqipërisë kur kur njëakademiku mbi 80 vjeçar ia loton sytë mbi veprën e tij shkencore të hapur në tavolinën e punës, etj. Nuk duhet qëpolicët me uniformen e re të Policisë së Shtetit të na i kthejnëkohët e vjetra të terrorit e përndjekjes policiore, të sjelljeve neo-fashiste e neo-komuniste mbi popullin e vet, edhe kur ata dalin në demonstrate, edhe kur ata duan të mbrojnë sipas mendjes e mënyrës së vet pronën e tyre shtëpi apo diçka tjetër, sepse edhe shteti kapitalist është i pronës së qytetarit, i lirisë e sigurisë tëqytetarëve të shtetit të vet.
3.
Nga të dhënat e fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në Shqipëri numërohen rreth 10,985 policë në të gjithë vendin. Çështje e tyre, në planifikim e veprimtarim, pasi ne duam të kemi të siguruar Rendin e Qetësinë Publike, jetën tonëta kemi të qetë e të sigurtë në çdo shtëpi e bashki, në çdo rrugë e mjedis shqiptar nga Lazarati i Gjirokastrës deri në bjeshkë tëDobërdolit të Tropojës, nga liqeni i Shkodres tek i Ohrit, nga Materniteti i Tiranës deri tek Kryeministria, Kuvendi e Presidenca e Shqipërisë.
Ajo që na shqetëson ne si shqiptarë, si qytetarë shqiptarë, si njerëz që ende mendojmë mirësisht për këtë vend e jetojmëkeqësisht në këtë vend, ka të bajnë me faktin e trajtuem në këtëshkrim se po kemi numer të neltë të Dëshmorëve të Policisë sëShtetit, kur në rreth 11 mijë policë kemi rreth 300 të vrarë, Dëshmorë të Policisë së Shtetit, pa shenjue me shifra ata që ende nuk janë shpallë të tillë po kanë mbetë “viktima”(!), pa llogaritun se pothuaj kaq sa kemi “Dëshmorë të Atdheut” i ka ky At-Dhe policë me plagë në trup, të mbetun invalid. Janë shumë, tepër shumë…(!)
Shqipëria e jonë, sipas Kombeve të Bashkuara (UNODC), ka mbi 2.5 vrasje të ndryshme për cdo 100 mijë banorë të saj, një shifër nga ma të lartat në Ballkanin problematik, duke qënë pas Malit të Zi e para Kosovës, Maqedonisë, Serbisë e Bosnje-Hercegovinës.
Shteti ynë, ndër shtetet ma të varfëra në botë, ka dhanë e jep me miliona USD për policët e vrarë e të plagosur, për Dëshmorët e Invalidët e Policisë së Shtetit, që jepen nga kontributet përditore të popullit, ndaj Policia e Shtetit nuk duhet të ndjekin popullin e vet me shkopinj gome në krahë, me gaz lotsjellës edhe në institucione e shtëpija, me blloqe gjobash nëdorë gjithkahit e gjithkund. Ne nuk jemi që Policia e Shtetit tëketë martirë e dëshmorë jo vetëm kaq shumë, po asnji, ashtu sikurse edhe Policia e Shtetit dhe asnji polic i vetëm nuk duhet ta “martirizojnë” popullin e vet, ta “viktimizojnë” popullin e tij.
4.
Pak vite ma herët e botova nji shkrim për “Dëshmorin e Policisë së Shtetit”, Azem Ali Mëshin e Kosturrit të Hasit, i dekoruar me “Medalja e Artë e Shqiponjës”, i vramun nëqershor 1999 nga një bandë kriminale në zonën Kombinat tëmetropolit Tiranë. Ai, sivjet, më 20 qershor 2019, do të ishte duke e festuar me bashkëshorten e vajzën e tij të vetme, me vllaznit e motrat, me vllazni e farefisni të tij, me shoqëninë e tij, 51 vjetorin e Lindjes.
Atëherit, aty, në atë shkrim timin, e pata cek nji fakt: Kanadaja euro-atlantike e ka pasë në vitin 1992 policin e fundit të vrarë në ndjekje të një krimineli. E thonë se nuk ka ndodh rast tjetër në këto rreth tre dekada kohore. Në varrimin e tij morën pjesë 2 milionë kanadezë. Prej asaj kohe të vrasjes të këtij polici, Kanadaja e ka shenjue dhe e përkujton gjithnji si “Dita e Policisë”.
E, tue u interesue për me e shkruejt një libër modest për njëdjalë të shquar hasjan, për Dëshmorin e Policisë së Shtetit, nëqershorin e 2019-tës të lindjes e vdekjes së tij, m’u desht tëkisha dhe Listën e Dëshmorëve të Polcisë së Shtetit tëShqipërisë. E kisha një të tillë të 8 shkurtit 2005 të nxjerrë nga Portali i Policisë së Shtetit, po tashti nuk e gjen ma aty, pasi e kan hjekë atë. Nuk i dihet: për arsye koti apo ploti, po ndoshta kemi të bajmë me çmenduri apo budallallek, me pakujdesi apo papërgjegjësi, me skuthlek apo debillek. Kjo nuk dihet, përveçfaktit se ndoshta e kie ma të lehtë me e marrë një leje arme qëvret se sa një fletë me Listën e Dëshmorëve të vrarë të Policisësë Shtetit (!) Nuk është hera e parë dhe as e fundit që e ngre nëmedia këtë çështje…që kërkon interesim të pakët shtetëror e me vlera të larta morale e politike shqiptare.
Hapeni Portalin e Policisë së Shtetit të Kosovës e, ndryshe nga ç’ngjet në Shqipëri, aty do të gjeni Listen e Dëshmorëve tëPolicisë së Shtetit të Kosovës. Pra, kemi të bajmë me vlerësim tëDëshmorëve të Policisë së Shtetit, me një nga aktet e format e nderimit të emrit e veprimtarisë së tyre. E, pas kësaj, mos mëthoni se “Kosova ende nuk po nderton Shtet”(!), e pse Kosova i ka vetëm 20 Dëshmorë të Policisë së Shtetit (!).
E nuk është çështja që mungon vetëm Lista e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit në Portalin e saj. Jo. Kemi të bëjmë dhe me dy çështje të tjera.
Para Ministrisë së Brendshme në Tiranë e kemi Memorialin “Muri i Kujtesës” me 264 yje, po ata janë veç yje dhe Yje janëVërtetë, po ata kanë dhe emra e mbiemrat e vet e në kujtesën e Kombit të vet. Pra, emrat e tyne nuk janë as në Portal dhe as nëMemorial, sado gjetje e paraqitje e bukur të jetë për sytë, vendndodhjen e historinë.
Numri i Dëshmorëve të Policisë së Shtetit ka raste që merr pikëpyetje saktësie, prej thënieve e kundërthënieve të disa politikanëve e zyrtarëve të lartë të Shtetit Shqiptar, që të duhet me kërkimue për të vërtetën plotore. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e përurimit të Memorialit “Muri i Kujtësës”, e vendosi yllin e 264-tët, atë të Dëshmorit ma të ri të atëhershëm të Policisë së Shtetit, Ardian Kodra- ish punonjës i FNSH tëShkodrës, ra në krye të detyrës në Torovicë. Ministri i ri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, më 5 maj 2019, me za e figurë, edhe në televizione, portale e gazeta, e fjalathotë se “Shqipëria ka 224 Dëshmorë të Policisë së Shtetit. Nuk do të thotë pak, të heqësh 41 dëshmorë nga Lista e Policisësë Shtetit (!) Nëse kemi të bajmë me lapsus publik, atëherit duhet dhe sqarim e falje publike prej tij.
Sigurisht duhen studime plotore nga politologë, historianë, sociologë, etj. që të analizojnë shkaqet e pasojat e zhvillimeve politike-sociale, ekonomike-kulturore, etj. në këto tre dekadat e fundit e, shpesh herë përtej e jashtë normaliteteve të traditës shqiptare e euroatlanitkës së sotme, se përse Shqipëria jonë ka kaq shumë Dëshmorë të Policisë së Shtetit, po si përmbyllje, mundena me thanë dy-tri fjalë: Nuk është çështja që 20 prej tyre ti çojmë tëk Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë, përkrah 810 heronjve e dëshmorëve të tjerë, por të interesohemi për bashkëshortet e fëmijët e shtëpijat e të 265 policëve të vrarë e po kaq me plagë në trupat e tyre Shqipëria nuk ka nevojë për dëshmorë, martirë, viktima e invalidë të tjerë të Policisë së Shtetit Shqiptar, ndaj t’i vlerësojmë e nderojmë në 365 ditë të vitit këta që kemi: 265 Dëshmorët e Poliçisë së Shtetit Shqiptar.
Ramiz LUSHAJ