Nga Sabit RRUSTEMI
I lindur në thellësi të maleve të Karadakut diku para Tetëdhjetë viteve, në Ranatoc të Preshevës, ku edhe kaloi një pjesë të jetës, për ta vazhduar më pas në Gjilan jetën dhe krijimtarinë e tij të bollshme artistike, si në artin pamor e atë letrar, nga sot, Baca Demë siç e kam quajtur gjithë Demir Behlulin, udhëtoi drejtë përjetëssisë.
Kësaj kohe dhe brezave që vijnë, u la trashëgim qindra e qindra piktura, murale gjithandej po, edhe vepra letrare e publicistike, të cilat do ta ruajnë emrin e tij për t’mos u brejtur nga harresa.
Faleminderit që ishe me neve, nga vitet e shtatëdhjeta e këndej, i pandalshëm, i papritueshëm, i pakursyer me krejtë atë që e kishe, nëpër ekspozita të shumta të artit pamor, nëpër takime të ndryshme të artit letrar e, tubime tjera të llojit kulturor e atdhetar. Na fal nëse ndonjëherë s’të kemi ftuar, nëse nuk të kemi vërejtur apo dhe anashkaluar.Do të na mungojë prania jote fizike, ajo buzëqeshje që shpesh fytyrës sate zdriste, po edhe këshillat, qortimet e fjalët e mira që na i thoje.
Udhë të mbarë drejtë përjetësisë e paqes së merituar !