Njerëzit në gjithë botën po bëhen më të zemëruar, më të stresuar dhe më të brengosur, tregon një sondazh i ri.
Nga rreth 150,000 njerëz të intervistuar nga kompania Gallup në më shumë se 140 vende, një e treta kanë thënë se vuajnë nga stresi, ndërsa së paku një në pesë vetë ka thënë se ka përjetuar trishtim ose zemërim.
Gallup i ka pyetur njerëzit për përvojat pozitive dhe negative.
Vendi më negativ ka dalë Çadi dhe ai ndiqet nga Nigeri dhe Siera Leone.
Sipas sondazhit, vendi më pozitiv është Paraguaji; pas tij: Panamaja dhe Guatemala.
Greqia, ndërkaq, ka popullsinë më të stresuar në botë.
Hulumtuesit janë përqendruar në përvojat e të anketuarve një ditë para zhvillimit të sondazhit.