Njëjtë si me qenë nji tubë zogjsh a me lulebore. Fëmijët janë bereqet dhe bereqeti s’të le kurrë n’udhë…
Por, veçanërisht kohët e fundit Agronin e sulmojnë dhe mbërrijnë deri në shkallë t’epërme: Babën e 5 fëmijëve e kërcënojnë për shkak të detyrës.
Me Institutin që ai drejton, përpiqet të dëshmojë të vërteta t’idhta që ndodhën në Shqipninë e dramatizuar gjatë regjimit komunist. Dhe e vërteta që përcjell A. Tufa me kolegët e vet asht pelin e idhët.
Kërcënuesit në mes të Tiranës, komunistë të devotshëm t’asaj kohë, të cilët janë ende në pushtet në Shqipninë tonë demokratike që po na bën verem për 1000 e nji arsye.
Tani gjejnë forma surreale me sulmu intelektualin e panënshtrueshëm A. Tufa dhe forma ma e fundit asht: Spartakshe! Pra: “Tërhiqu! Ne s’na gjen gjë. Ne tani i kemi të gjitha, kemi edhe lirinë tuaj. Ju keni harruar, po ne jemi ata të djeshmit.”.
Por aplikuesit e formës “Spartakshe!”, si duket nuk e dinë sentencën e O. Wilde: “Askush në këtë botë s’asht aq i pasun sa ta blejë të kaluemen e vet”.
Miku im A. Tufa e di mirë se Shqipnija jonë e dashtun po kërruset e po vogëlohet edhe prej komformizmit të “intelektualëve”, pro-pushtetasve të sahershëm, servilëve e kopilave e kastrakopilave të tjerë.
Por ai, njikohësisht e di fort mirë nji proverb të zonës së Lumës: “Nata sado e gjatë me qenë e ka mëngjesin nën lëkurë”, ashtu si thoshte dikur Shekspiri: “Nuk ka natë të gjatë pa ardhë mëngjesi”.
A. Tufa ka mbështetje natyrisht, por edhe të mos kish fare, mjafton tuba prej 5 fëmijësh që ka, dhe kjo tubë i shfaqet në formën ma ngazëllyese, i jep ngrohmë në përditshmërinë e vet.
Ja, pra që e paska një lloj mbështetje t’epërme! Vezulluese!
Zoti e bekoftë këtë tubë me lulebore!