Menaxheri i belgut, Federico Pastorello, tha: “Romelu e sheh si një mundësi të artë aktivizimin në një kampionat tjetër, sidomos në Itali. Ai dëshiron të fitojë trofe edhe diku tjetër dhe t’u thotë fëmijëve të tij që ka fituar kudo. Ai dëshuron t’u thotë fëmijëve të tij se ka qenë një lojtar i mirë në të gjithë kampionatet”.
“Gjithsesi, le të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund të sezonit. Lukaku është i përqendruar te sezoni aktual, ku synon një titull në Champions dhe vendin e tretë në Premier League”, u shpreh Pastorello. Sulmuesi është aktivizuar shumë pak që kur drejtimin e skuadrës e ka marrë trajneri Ole Gunnar Solskjaer, duke qëndruar shpesh në stol.