Përbërësit:
2 kg mish qengji nga supet apo nga kryqet
2 litra qumësht
500 ml supë nga perimet (karrota, piper,selino, qepë)
2 kg patate
kripë, majdanoz
pak vaj
Koha e përgatitjes: 3 orë
Përgatija:
Mishin e copëtoni në pjesë më të mëdha, i rendisim në një enë të thellë dhe hedhim brenda qumështin dhe e ziejmë për një orë e gjysëm në një zjarr mesatar.
Në një tepsi të thellë hedhim vajin, rendisim copat e mishit, patatet e qëruara i rendisim rreth mishit, e hedhim në të supën dhe qumështin që kanë mbetur nga zierja, e mbyllim me folie alumini dhe e fusim në furrë.
Pjekim për një orë apo një orë e gjysëm, që patatet të thithin tërë lëngun dhe të piqet mirë. Para përfundimit e heqim folien e aluminit, i hedhim majdanoz dhe e servirim me krem.