NJË NGREHINË E BUKUR DHE FUNKSIONALE E MENDIMIT HISTORIK, ARTISTIK, ESTETIK E SHOQËROR

-Shënime për vëllimin poetik “Për Ty, Plavë-Guci” i poetit Ramiz Lushaj. Botimet “EMAL”. Tiranë, 2018 – 

“Për ty, Plavë-Guci”, nuk është thjesht libër. Brenda tij, autori Ramiz Lushaj ka strukturuar një ngrehinë të bukur dhe funksionale të mendimit historik, artistik dhe este­tik e shoqëror jo vetëm të trevave të cilat trajtohen konk­retisht.

Ky libër shërben si një hartë tredimensionale ku mund të lexosh e shikosh plot ngjyra ngjarje, njerëz, vende dhe të mbushesh me dashuri për to.

Ramiz Lushaj, me këtë libër ka konsoliduar autoritetin e vet të padiskutueshem në fushën e studimeve his­toriko-kulturore dhe letrare.

Le të themi pa sforco se tashmë krijimtaria e tij i ngjan një stacioni të rëndësishëm ku udhëtarët mund të furnizo­hen me dije e dritë për të vazhduar udhët e tyre.

Alfons ZENELI

Poet