Përbërësit për 8 persona:

1 kg mollë
120 gr gjalpë
50 gr bukë të grirë
50 gr rrush të thatë
1 limon
sheqer pluhur, aq sa duhet
kripë
300 gr miell
80 gr sheqer
50 gr stika pishe
1 vezë
Kanellë
50 gr lajthi

Përgatitja:

Në një enë përziejmë miellin me vezën, sheqerin dhe pak kripë. Punoje brumin bashkë me një lugë ujë dhe përzieji që të lidhet mirë. Kur brumi të jetë i ngjeshur, vendoseni në një enë dhe lëreni të pushojë të mbuluar me qese kuzhine.

Për të përgatitur mbushjen përzieni gjithë përbërësit e ngelur përveç bukës të cilën duhet ta zbusni me 3 lugë rum (nëse nuk e pëlqeni, me qumësht). Mbulojeni edhe mbushjen dhe lëreni mënjanë!

Kaloni në mikser tulin e bukës dhe vendoseni në një enë të vogël, në zjarr, me 50 gr gjalp. Hapni brumin në një banak pune. Në shtresën e parë vendosni bukën e tharmuar nga skuqja me gjalpin dhe më pas mbushjen. Paloseni petën në formën e sfoliatës dhe piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për 40 minuta. Shërbejeni pasi e keni pluhurosur me sheqer pluhur.