‘Ka shumë arsye për mungesën e magneziumit’, shpjegoi Fiona në blogun e saj, – ‘ Kjo përfshin, një dietë të lartë me sheqerna ose ushqim të përpunuar, stress kronik dhe konsumim të rregullt të alkolit janë disa prej këtyre arsyeve.’
Cilat janë simptomat e mungesës së magneziumit?
Lodhje e tepërt
Dhimbje të muskujve ose ngërç
Stres kronik
Irritim
Tike të syrit
Luhatje humori
Tension i lartë i gjakut
Dëshira për ushqim
Nëse dëshironi që të rrisni nivelet e magneziumit në trup pa patur nevojë për kafe ose çokollata, ka plot opsione të tjera.
Frutat e thata si bajamet, arra shqeme dhe arrat braziliane janë një zgjedhje e shkëlqyer ndërsa pregatisni sallatën për drekë me spinaq dhe avocado. Fiona rekomandon që të konsumoni sa më shumë perime me gjethe të gjelbër po ashtu edhe banana, oriz kaf dhe tërshërë. Gjalpi i kikirikut, rrushi i thatë dhe buka integrale janë gjithashtu një burim shumë i mirë i magneziumit.
Përveç ushqimeve që përmbajnë magnez ju mund të konsumoni edhe suplemente që përmbajnë magnesium si Klorid Magneziumi , Hidroksid Magneziumi ose Sulfat Magneziumi. Gjithsesi për këto duhet të fundit duhet të konsultoheni me një mjek.