Si jetojnë shqiptarët në Shkup në krahasim më maqedonasit

Getoja shqiptare në Shkup – dëshmi e vdekjes së “bashkim-vëllazërimit” multietnik midis popullit shqiptar dhe kolonizatorëve sllavo-maqedonas në shtetin artificial dhe kolonial “Maqedonia”

Si jetojnë shqiptarët në Shkup në krahasim më sllavo-maqedonasit, të bën shumë përshtypje…

Pjesa sllavo-maqedonase është e zhvilluar, e përparuar, kurse pjesa shqiptare ka mbetur fare e pazhvilluar, asgjë të investuar, rrugica të pa asfaltuara sa prishen gjithë makinat në to, s’ka ujë të rregullt…

Pjësa shqiptare ka shtëpi të vogla, të ndërtuara më djersë të shqiptarëve që punojnë për të mbijetuar, kurse pjesa sllavo-maqedonase ka pallate të shtrenjta të ndërtuara prapë më djersën e popullit shqiptar, por për kolonizuesit sllavo-maqedonas.

Kalaja iliro-shqiptare është e mbyllur dhe gjithë elementet ilire brenda saj janë të shkatërruara…

Të bën përshtypje edhe përmendorja e Skënderbeut pa shpatë, sikur është gjithë populli shqiptar i pambrojtur dhe në mëshirën e fatit në trojet e pushtuara nën “Maqedoni” si dhe “Muzeumi i Lirisë”, ku lirinë e kanë të burgosur brenda asaj shtëpie me hekura dy metrash dhe me dritare të fërkuara.

Pamja e lagjeve ku jetojnë shqiptarët është një e getove të ndërtuara enkas prej fashistëve shovinistë sllavo-maqedonas dhe bashkëpunëtorët e tyre shqipfolës.

Pamja e lagjeve ku jetojnë sllavo-maqedonasit është pamja e një supermetropole të pasur ku sundon paraja e investuar.

Të bëjnë përshtypje përmendoret fashiste prej projektit “Shkupi 2014” dhe mbi të gjitha fontana e Aleksandrit të Madh në kalë (imitim i Skënderbeut), por kësaj radhe të armatosur prej ushtarëve të hekurta me heshte në dorë, sigurisht heshta duke qenë e drejtuar drejt pjesës shqiptare.

Kjo tregon dhe është simbol i faktit se sllavo-maqedonët gjithmonë janë dhe do të jenë në sulm kundër shqiptarëve, edhe pse kërkojnë “mirëkuptim”, “multietnicitet”, “mirëbesim” …

Getoja shqiptare në Shkup, pallatet dhe godinat luksoze, si dhe përmendoret shoviniste mbi lumin e Vardarit janë dëshmi të faktit se bashkimi-vëllazërim multietnik midis popullit shqiptar dhe kolonizatorëve sllavo-maqedonas në shtetin artificial dhe kolonial “Maqedonia” është në varr, se sllavët asnjëherë nuk do të jenë të sinqertë me shqiptarët dhe se shqiptarët duhet të vetëdijësohen prej këtij pushtimi dhe kolonizimi sa më parë dhe të kërkojnë ata që u takojnë: Shqipërinë e ribashkuar, ajo që ka qenë e dhuruar nga natyra dhe e prishur nga barbarët përtej Karpatëve.

Se populli shqiptar duhet t’u tregojë jo! Kurrë më! atyre strategjive antishqiptare sllave. Se populli shqiptar duhet t’u tregojë një herë e përgjithmonë Ndaluni hajdutë shqipfolës në pushtet pa shtet, sepse politikanët aktualë shqipfolës janë fajtorë për këtë gjendje, sepse ata janë ata që grumbulluan pasuri për vete, duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve të kombit dhe duke tradhtuar në mënyrën më barbare këtë komb shqiptar. Ata s’investuan asgjë për popullin shqiptar sa që vjen populli të mendojë vetëm për kafshatën e bukës ne kolonizim dhe të mos mendojë tek ngritja dhe vetëdijësimi i tij kombëtar, tek idealët çlirimtare të ribashkimit të Shqipërisë.

Situata aktuale në trojet shqiptare nën IRJM është shumë e rëndë, ama nuk duhet kaluar në pesimizëm dhe as në deshpërim. Këto çojnë në gabime të më të rënda, si është defetizmi dhe kalimi në heshtje të veprimtarisë kombëtare. Shqiptarët, dhe mbi të gjitha ata më idealin të pastër në shpirt dhe zemër duhet të vazhdojnë të punojnë më ngulm dhe edhe sikur do të ishin të vetmit që punojnë për këtë Çështje madhore kombëtare, do të duhej të vazhdojnë drejt ëndrrës së madhe të ribashkimit të Shqipërisë dhe deri në implementimin e këtij objektivi mbarëkombëtar në praktikë. /Vera Dushi/