Përbërësit:
400 g miell misri
gjysmë qese pluhur për pjekje
300 g djathë
200 ml ujë mineral të gazuar
3 vezë
gjysmë lugë kripë
100 ml vaj
Përgatitja:
Përzieni dhe tundni vezët, shtoni djathin dhe i përzieni. Shtoni miellin e misrit të përzier me pluhurin për pjekje, kripë dhe ujin e gazuar mineral, më pas shtoni dhe vajin dhe i përzieni derisa masa të trashet.
Masën e ndani dhe e piqni përreth 20 minuta në 200 gradë.