Muzika e Michael Jacksonit nuk do transmetohet më në BBC Radio 2 pas publikimit të një dokumentari për këngëtarin e famshëm.

Dy burra e akuzuan “Mbretin e Popit” se ka abuzuar seksualisht me ta kur ishin fëmijë.

Vendimi i BBC është marrë javën e kaluar pas publikimit të dokumentarit “Leaving Neverland” në Channel 4.

“Leaving Neverland” është katër orë dhe i ndarë në dy pjesë ku James Safechuck dhe Wade Robson rrëfejnë eksperiencat e tyre të abuzimit nga Jacksoni.

Dy burrat dhanë intervistë për BBC ku thanë se këngëtari i ndjerë abuzoi seksualisht me ta qindra herë.