Kam shkruar, më parë, për këtë datë të paharruar,
që zemrat e shumë shqiptarëve fort i pat’ copëtuar!
Sa shpejt ikën vitet, ato u mbushën plot njëzetetre…
Po, a e dini, vallë, se gati janë një jetë e tërë?
Atë ditë Tirana gjëmoi si një i fuqishmë tërmet
dhe ngjante se këmbë njeriu këtu nuk kishte mbetë;
vraponin e vraponin-vargua, plot të rinj  dhe të reja,
sa dukej që njerëzve në mes iu ishte këputur jeta.
Nëna e baballarë u lebetitën e ata shumë lotuan,
të gjithë të shtangur, drejt portit të Durrësit shkuan.
Anija “Tirana” atë ditë priti plot miq të paftuar
dhe nuk e dinte aspak, se ku kishte  për t’i dërguar;
mbi ujë e tallaze, me shpejtësi filloi të lundrojë,
deri sa në  brigjet italiane udhën ajo e ndaloi.
Po, ankthin tone, a e merrni ju sot me mend,
se të gjithëve as toka aspak nuk na zinte  vend?!
Nuk dinim ne asgjë, për djemtë as për vajzat,
Se ku, vallë,  i kishte pëplasur e egër vala?!
……………………………………….
Kjo histori është, tashti, plot njezetetrevjeçare,
po më kuptoni, se dhimbja nuk na është hequr fare,
mendja e sytë na kanë mbetur ne atje, përtejdeti
e përsëri sikur i ndiejmë lëkundjet e atij “tërmeti”.
Lexuesi im, më beso ti mua, që nuk jam poet,
por kur njeriu kujtesës detyrohet e i thërret
e dhimbjen sadopak dëshiron ta pakësojë,
atëherë, çuditësisht, niska që të vjershërojë…
U kërkoj të falur, për vargjet që më lart shkrova,
Por, kështu, mendje e zemër sadopak i lehtësova.
…………………………………………
Tani, më falni, se në Internet po më vjen sinjal
dhe në anën tjetër po prêt të  lidhet me ne njëri djalë;
pra, me figurë e zë, përsëri sot ne do të bisedojmë
e atë datë, aq  të dhimbshme, përherë  do ta kujtojmë…

(Shkruar, së pari, më 6 mars 2011,ora 20.00)

Tiranë, 5 mars 2019