SHTËPIA E DJEGUN KOKALARI

NGA GURT’ E THEMELIT TË KËSAJ BINA, NJË SHKAMB…

E PRA, NJË SHKAMB… NA LA TË DALTUEME NË GUR HUMNEREN KU PO ZHYTEJ SHQIPNIA PER 47 VITE SLLAVOKOMUNIZEM NGA NJË TERRORIST.

KY TESTAMENT ASHT VETEM PAK RRESHTA NË LIBRIN E MJERIMIT…

 

9 NANDOR 1944; MUNTAZ KOKALARI një nga intelektualët e njohun Gjinokastrit ka shkrue këto rreshta tri ditë para pushkatimit pa gjyq në Tiranë:

“Po përjetojmë ditë të vështira. Kam vendosur me brengë në zemër të largohem nga Shqipëria ime e bukur, nga familja e dashur. Këtë vendim e mora mbasi më njoftuan disa nga miqtë e mi të besuar se jeta ime dhe e të afërmve të mi është në rrezik nga bashtua Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh. Kjo kuptohet: Thjesht për motive personale…Kjo është fatkeqësi e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinëzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, kumarxhi e gënjeshtar, që i do njerëzit nën vete; edhe kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Ne intelektualët gjirokastritë ia dimë të gjitha sa i vlen lëkura, prandaj kërkon të na asgjësojë.”(AQSH, F.14 d.2/a v.1944)

12 NANDOR 1944.Terroristi Enver Hoxha pushkatoi Muntaz KOKALARIN dhe vazhdoi vrasjet me Vesim KOKALARIN, Syrja KOKALARIN… Arrestoi Musinen dhe Hamid KOKALARIN…Edhe këta, vetem pse kanë vue gurë të pakrahasueshëm në thëmelet e kulturës sonë kombtare me prioritet Europjan Perëndimor.

E gjakosja e Këtyne themeleve vazhdoi derisa një ditë barbarët vrastarë i vune zjarrin.

Po gjurmët e Gjakut t’ Atdhetarëve tanë nuk i shuen as “Rilindja e tiranve tradhtarë”!

 

Melbourne, 23 Shkurt 2019